KOSOVË- Në 24 orët e fundit, 7 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Kosovë, ku 3 prej tyre ishin femra dhe  4 meshkuj. Ndërkohë, si rezultat i 5.095 testeve të kryera, 173 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë shëruar 1.434 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 148.781.

Aktualisht në të gjithë vendin rezultojnë 7.635 qytetarë, ku numrin më të lartë e mban Prishtina.

Mësohet se deri më tani janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës anti-COVID, ku prej tyre 453.760 qytetar i kanë marrë të dyja dozat. Ndërsa në 24 orët e fundit, 17.643 persona janë vaksinuar.