Rriten viktimat nga COVID në vend, 9 humbje jete në 24 orë dhe 440 infektime! 150 të shtruar në spitale, 18 në gjendje të rëndë

Rriten viktimat nga COVID në vend, 9 humbje jete në 24 orë dhe 440 infektime! 150 të shtruar në spitale, 18 në gjendje të rëndë

TIRANË- Bilanci i viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve ka pësuar një rritje, ku 9 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa një ditë më parë u shënuan 5 viktima. Ndërkohë 440 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin, ndërsa në të gjithë vendin rezultojnë 7.610 pacientë aktivë, ku 150  janë të shtruar në spital, nga të cilë 15 janë në gjendje më të rënduar. 

Tirana vijon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të infektuarve, përkatësisht me 3.970 raste, e ndjekur nga Fieri 684 raste, Gjirokastra 553 raste, etj. Nga 2092 testime të kryera Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

160 në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orë janë shëruar 539 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë. Fatkeqësisht numri i viktimave ka shkuar në 3.077.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (26 Nëntor 2021) 

Raste të reja ditore         440
Të shëruar në 24 orë       539
Të shtruar në spitale       150
Humbje jete në 24 orë     9
Testime ditore                 2902 

Testime totale              1,385,581
Raste pozitive                198,732
Raste të shëruara          188,045
Raste Aktive                      7,610
Humbje jete                      3,077 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë          3,970
Fier                684
Gjirokastër     553
Shkodër         489
Berat              430
Durrës             393
Elbasan            346
Vlorë                267
Korçë              201
Lezhë              168
Dibër                60
Kukës              49

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)