TIRANË- Koronavirusi në vendin tonë ka shënuar 9 humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit, ku vihet re se Tirana mban numrin më të lartë të fataliteteve, përkatësisht me 7 viktima të moshave 58-86 vjeç. Gjithashtu ka humbur jetën një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri.
Si rezultat i 3.664 testimeve, 591 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në këto Bashki:
249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.
Aktualisht janë 7.528 pacientë aktivë me virus në të gjithë vendin, ku 160 prej tyre po marrin trajtim në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë shëruar 485 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 173.443 që nga fillimi i epidemisë në vend.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (28 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 591
Të shëruar në 24 orë 485
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3664
Testime totale 1,297,234
Raste pozitive 183,873
Raste të shëruara 173,443
Raste Aktive 7,528
Humbje jete 2,902
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,793
Fier 905
Durrës 718
Shkodër 485
Elbasan 325
Vlorë 270
Gjirokastër 251
Berat 202
Korçë 181
Lezhë 178
Kukës 143
Dibër 77