Në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë 550 ha tokë të përmbytura, ndonëse nuk ka pasur reshje shiu. Kuotat e lumit Drin, Mat dhe Gjadër janë ulur në kuota normale

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.25m,  por ka rreth 500 ha të përmbytura.

Hidrovori  Tale punon ne kuoten -1.8 m, por ka rreth 10 ha të përmbytura në ish kënetën Tresh-Spiten.

Në Bashkinë Kurbin, hidrovori Shllinza punon në kuotën – 0.7 m. Në fushë e Gjormit ( ish këneta) kemi rreth 40 ha toka të përmbytura.

Në bashkinë Kurbin dhe Mirditë nuk raportohen probleme.