Situata nga reshjet/ Në Shkodër dhe Lezhë 2750 ha tokë të përmbytura, 80 banesa prezencë uji në oborre e stalla

Në Shkodër dhe Lezhë, ka qenë situata më problematike prej reshjeve të shiut. Në Bashkinë Shkodër aktualisht janë 2350 ha tokë nën ujë, ndërsa 80 banesa kanë prezencë uji në oborre e stalla.

Në Njësinë Administrative ka përmbytje në sipërfaqe prej 1200 ha. Po ashtu në Dajc, rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat ndërsa sipërfaqja e tokës së përmbytur është 700 ha. Edhe në Bërdicë janë 250 ha tokë e përmbytur dhe 200 ha në Velipojë.

Rruga e Obotit është e pakalueshme. Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 mbeten jashtë funksionit.

Në qarkun Lezhë ka rreth 400 ha tokë të përmbytura. Kuotat e lumit Drin, Mat dhe Gjadër janë ulur në kuota normale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën