Situata nga zjarret, PD reagon pas deklaratave të Ramës: Propagandë e neveritshme që shet dështimin si sukses, para ligjit ata që kanë shpërdoruar detyrën

Situata nga zjarret, PD reagon pas deklaratave të Ramës: Propagandë e neveritshme që shet dështimin si sukses, para ligjit ata që kanë shpërdoruar detyrën

Propagandë të neveritshme e ka cilësuar Partia Demokratike ceremoninë falenderuese të kryeministrit Edi Rama për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, për menaxhimin me sukses të vatrave të zjarreve në vend.

Në një postim në mediat sociale, deputeti Tomor Alizoti, shkruan se duhe të japin llogari para ligjit ata që e kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi të cilët janë zjarrëvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.

'Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.

Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore.

E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari  ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.'- shkruan Alizoti.

 


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i zjarreve, Rama: 'Piromanët' të kalben në burg! Modernizim e rritje page për mbrojtjen civile! Kim e Soreca kur kemi nevojë janë qytetarë, jo vetëm ambasadorë


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së