Situata politike në Maqedoni,
SHBA shpreh shqetësimin e saj

Situata politike në Maqedoni,<br />SHBA shpreh shqetësimin e saj
Gjatë një konference në Washington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, ka shprehur shqetësimin e qeverisë amerikane për situatën politike në Maqedoni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënojnë retorikën e disa udhëheqësve politik që po bëhet shkak për nxitje të sulmeve ndaj institucioneve demokratike dhe ambasadorëve të akredituar në Maqedoni”, është shprehur Kirby.

Gjatë ditës së shtunë kryetari i partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, deklaroi se disa ambasadorë ishin duke ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë. Gjithashtu, në fjalën e mbajtur përpara mbështetësve të tij, ai akuzoi edhe KSHZ-në dhe organizatat jo qeveritare se ishin duke u përpjekur për t’i vjedhur fitoren partisë së tij.

Disa prej mbështetësve të partisë VMRO-DPMNE, gjatë fjalës së Gruevskit mbanin në duar pankarta kundër ambasadorit amerikan në Maqedoni.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë që të respektojnë proceset demokratike dhe të lejojnë formimin e një qeverie të besueshme dhe të qëndrueshme që do të mundësojë zbatimin e ligjit dhe lirive thelbësore. Sipas deklaratës së Kirby, SHBA-të janë gati të mbështesin qëverinë që do të formohet për të arritur synimet e Maqedonisë për tu bërë pjesë NATO-s.

Gjykata Administrative në Maqedoni, vendosi të martën që zgjedhjet në Tearcë të përsëriten. Në bazë të rezultatit që do të dalë nga këto zgjedhje, dy partitë VMRO-DPMNE dhe Lidhja Socialiste Demokrate mund të arrinë një numër të njëjtë deputetësh në parlament.

Zgjedhjet në Tearcë do të zhvillohen më 25 dhjetorë dhe do të votojnë 714 persona.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër