Situatë dramatike në Rumani/ Regjistrohen 51 viktima Covid dhe 1271 raste të reja infeksioni

Situatë dramatike në Rumani/ Regjistrohen 51 viktima Covid dhe 1271 raste të reja infeksioni

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1271 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 51 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4018, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 98.304, gjithashtu janë shëruar edhe mbi 41 mijë pacientë.

Kroacia ka raportuar për 341 raste të reja infeksioni dhe 3 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 12 626 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 206. Gjithashtu janë shëruar edhe 9833 pacientë

Mali zi raportoi dje për 216 raste pozitive dhe 3 viktima Covid, për një total prej 5875 të prekurish nga infeksioni dhe 112 vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Sllovenia ka raportuar sot për 79 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë. Totali I të prekurve është rritur në 3312 kurse vdekjet raportohet të jenë 135

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh