Situatë e rëndë në Rusi, regjistrohen 8.800 raste të reja me Covid

Situatë e rëndë në Rusi, regjistrohen 8.800 raste të reja me Covid

Rusia sot raportoi 8.855 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm në 458.689.

Sipas ekipit emergjent të vendit, janë regjistruar 197 vdekje të reja dhe 8.708 të shëruar gjatë 24 orëve të kaluara.

Numri i vdekjeve në vend u rrit në 5.725, ndërsa gjithsej 221.388 njerëz janë shëruar që nga fillimi i pandemisë. Javën e kaluar, qeveria ruse filloi të heqë kufizimet kundër koronavirusit brenda vendit, duke thënë se situata është stabilizuar, dhe vazhdoi me rihapjen e ekonomisë.

Kryeministri Mikhail Mishustin njoftoi një plan trefazor për kapërcimin e rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia, duke sugjeruar stabilizim deri në fund të vitit, rimëkëmbje të plotë në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe arritjen e një rritjeje të qëndrueshme në fund të vitit 2021.

Qeveria nuk ka vendosur ende për rifillimin e udhëtimeve dhe turizmit, duke vazhduar ndalesën e udhëtimit të trafikut ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor dhe duke mbajtur të mbyllur kufijtë për të huajt.

Pandemia ka marrë më shumë se 395.000 jetë në botë. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 72 vdekje! Rreth 110 mijë viktima në SHBA… Brazili planifikon të largohet nga OBSH-ja


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen