SIVA, premtime miliardere edhe në rajon

Telekomunikacioni, energjetika, sektori i sigurimeve dhe sistemi bankar janë katër opsionet, për të cilat kanë shprehur interesimin e tyre përfaqësues të kompanisë SIVA Partners edhe në Prishtinë. Të dielën e kaluar, gjatë një konference të mbajtur në Prishtinë, ata kanë prezantuar në prani të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, planin e tyre investues për Kosovë, në të cilin parashihen investime më shumë se sa në Shqipëri, plot tre miliardë euro.

"Jemi të interesuar të investojmë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi", ka theksuar gjatë konferencës një nga drejtuesit e saj, Mohamad Ali. "Po e shikojmë Ballkanin si destinacion të ri për investime. Kemi harxhuar rreth dy vjet duke analizuar Ballkanin dhe tani është koha për të investuar. Ka shumë projekte dhe po shohim mundësitë në sektorë të ndryshëm", ka thënë ai.

SIVA Partners gjatë vitit 2012 deklaron se planifikon të investojë rreth 10 miliardë euro në vendet e rajonit. Gjatë janarit, SIVA Partners parasheh hapjen e zyrave në Kosovë, si dhe studimin e klimës afariste për investimet e planifikuara.

Po kështu, ekipi i kompanisë ka bërë një tur vëzhgues edhe në Maqedoninë fqinje, ku janë takuar me drejtues të lartë qeveritarë, të cilëve iu kanë bërë të njejtat premtime.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve