Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk kurseu askënd në fjalën e fundit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Nga Meta, te Berisha, Basha, por edhe Rama ishin në ‘shigjetën’ e Saimir Tahirit.
Tahiri pranoi se nuk është ëngjëll, pasi ka gabuar, por shtoi se nuk pranon moral. Ai zbuloi se për të shpëtuar i kishin sugjeruar që të thoshte se është Rama koka e trafikut të drogës. Ish-ministri atakoi kryeministrin duke e cilësuar si turp propozimin e Visho Ajazit si ambasador.
Kur gjyqin ta bën djalli, jo se jam unë engjëll sigurisht, kam punuar e kam gabuar si çdo njeri i kësaj bote. Njëri sot është në hetim. Njëri vinte e më sugjeronte të thoja se nuk isha unë por ishte Edi Rama kokë e trafikut të drogës. Kështu shpëtoja veten nga të gjitha. Tjetri më këshillonte të mos flisja shumë, se nuk është çështje nervash kjo, por llogarish. Kshu e ka politika.
Visho Ajazi i SHIK-ut të Saliut, për turpin e madh sot është ambasador i propozuar po nga qeveria për të cilën unë shërbeva. Më akuzon Monika dhe Ilir Meta, që zoti e di se ngado ti kapësh e rrotullosh, nuk ka ujë të shenjtë që mund tua lajë ç’kanë bërë.
Saimir Tahiri
Visho Ajazi nje klloun qe varej te bo*** e Berishes.
PërgjigjuMoniken Ilirin Bashen Berishe i lan mu****I Lanes.
Përgjigju