Sjell mjete ushtarake për KFOR, mbërrin në portin e Durrësit anija luftarake ‘San Marco’

DURRËS- Në Portin e Durrësit sot është ankoruar një anije e re, me një rëndësi të veçantë. Ajo është anija logjistike luftarake “San Marco” (L 9893). Nga sa mësohet anija luftarake ka sjellë mjete ushtarake për llogari të KFOR. Pas shkarkimit ato do të nisen drejt Kosovës, ndërsa “San Marco” do të largohet nga porti i Durrësit të mërkurën.

 “San Marco”, është anija e dytë e marinës Italiane dhe bën pjesë në treshen e klasit San Giorgio, e pajisur me heilkoper-mbajtëse.  “San Marco” ka një gjatësi prej 136 m, zhytje deri në 6,5 m dhe gjerësi 26m.

Klasi San Giorgio i Marinës Italiane, i njohur ndryshe edhe si klasi Santi (pasi tre njësitë që e përbëjnë mbajnë emrat e tre shenjtorëve), përbëhet nga tre anije luftarake amfibe të tipit zbarkuese(LPD): “San Giorgio”, “San Marco” dhe e fundit, me një dizajn paksa më të ndryshëm, “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.

1678203669_kfor.JPG

1678204033_ggga.JPG

Mjetet ushtarake për KFOR të sjella në Portin e Durrësit nga anija ‘San Marco’

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen