Sot do të përcaktohen 4 ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja më e fortë e çerekfinaleve do të zhvillohet në Korçë, aty ku Skënderbeu pret ekipin e Flamurtarit për ta nisur gjithçka nga zero, pasi akti i parë që u zhvillua në Vlorë përfundoi me rrjeta të paprekura duke e shtyrë kualifikimin për sot.
Statistikat favorizojnë ekipin ë Flamurtarit, por historia nuk ka shumë peshë në fushë, aq më tepër në këtë moment, teksa Skënderbeu ndodhet në vendin e tretë në kampionat në një formë jo shumë të mirë. Megjithatë kampionët e vendit do të synojnë që t’i shkojnë deri në fund edhe Kupës. Ndërsa për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ramella, Kupa mbetet objektivi i vetëm pas dështimit në kampionat duke mos arritur që të jetë në mesin e më të mirëve.
E vështirë paraqitet situata për ekipin e Tiranës, e cila udhëton në Fier pas barazimit në ndeshjen e parë në transfertën e Fushë-Krujës ndaj Apolonisë që përfundoi në barazim 2-2. Sot bardheblutë do të synojnë që të korrigjojnë gabimin e ndeshjes së parë, por Apolonia ndeshjet e fazës së tretë ka treguar gjithmonë një futboll që vjen në rritje duke paralajmëruar Tiranën se nuk do ta ketë aspak të lehtë edhe pse ndodhen në vendin e fundit në kampionat.
Trajneri Magani shprehet optimist për sfidën me fierakët. “Rezultati i ndeshjes së parë na detyron të kërkojmë me cdo kusht fitoren për t'u kualifikuar. Apolonia është një skuadër e rrezikshme dhe që luan futboll, por ne nuk kemi alternativë tjetër veç fitores" shprehet ai. Lajmi i mirë për Tiranën është fakti që rikthehet Ervin Bulku, i cili do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje, ndërsa lajmi i keq është mungesa e Ndikumanës.
E lehtë paraqitet ndeshja e kthimit për ekipin e Partizanit, i cili pasi siguroi fitoren 2-0 në ndeshjen e parë përballë ekipit të Laçit, sot pret i qetë ndeshjen e kthimit. Kundërshtari duket se ka pranuar në heshtje faktin që nuk ka objektiva në Kupës duke mos i hapur shumë punë Partizanit në një moment të vështirë ku ndodhen tashmë, pas humbjes në Kukës.
Ndeshja e fundit do të zhvillohet në Kukës, aty ku vendasit do të presin Vllazninë, e cila vjen pas 6 humbjeve radhazi duke qenë në një nga momentet më të vështira nga themelimi. Edhe sot duket se do të jenë të pashpresë në Kukës.
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com