Skënderbeu, Duro: Përballje rivalësh
Partizani në formë, gati për fitoren

Skënderbeu, Duro: Përballje rivalësh<br />Partizani në formë, gati për fitoren
Trajneri i ekipit të Partizanit në prag të ndeshjes me Skënderbeun shprehet optimist dhe besimplotë se të kuqtë do të arrijnë që të fitojnë për të ngushtuar diferencën me kryesuesit. “Ndaj Skënderbeut do të jetë një përballje rivalësh direkt për titull. Kjo sfidë nuk njeh favoritë. Shanset për të dyja ekipet janë të barabarta.

Eshtë një ndeshje e cila do të zhvillohet më tepër në aspektin taktik, por nuk vendos fatet për kreun e renditjes, pasi ka plotë ndeshje të tjera përpara. Ekipit gëzon një formë mjaft të mirë dhe më e rëndësishmja është që në këtë ndeshje do të kem në dispozicion grupin e plotë. Po kalojmë momente të mira dhe kjo është treguar edhe në ndeshjet e zhvilluara në kupë dhe kampionat.

Do të japim maksimumin tonë për të arritur objektivat e vendosura që është titulli kampion. Luajmë përballë një kundërshtari të fortë, por kam besim te ekipi im për të marrë maksimumin”. Ndërsa disfavorin e  vetëm në këtë ndeshje Duro e shikon te vendimi që ndeshja të zhvillohet në Durrës.

“Ndeshja nuk zhvillohet në “Qemal Stafa” dhe kjo është në disfavorin tone, por me përkrahjen e tifozerisë së kuqe e cila jam I bindur se do të jetë e shumtë në “Niko Dovana” do na bëj të ndihemi si në shtëpi”. Përsa i përket sulmuesi malazez që u lakua ditët e fundit në media se ka firmosur me Partizanin, Duro sqaron situatën dhe largimin e tij.

“Lojtari 22 vjeçar i ardhur nga Mali i Zi Dukanoviç ju konfirmoj se nuk do jetë më pjesë e ekipit, pasi problem ka rezultuar kartoni i futbollistit me klubin Berane” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra