Skënderbeu kalon me lehtësi, e pret
Flamurtari, Tirana vazhdon marshimin

Skënderbeu kalon me lehtësi, e pret<br />Flamurtari, Tirana vazhdon marshimin
Zbardhen 4 çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pas dy ndeshjeve të prapambetura që u zhvilluan sot. Në çerekfinale në grupin A, Flamurtari do të ndeshet me Skënderbeun, Vllaznia me Kukësin në derbin verior. Në grupin B, Tirana ka gjetur kundërshtarin më të lehtë të mundshëm, modestët e Apolonisë, ndërsa çifti i fundit është Partizani-Laçi. Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të luhen me të njëjtën skemë, me dy grupe.

Ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen më 21 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa ato të kthimit më 4 shkurt 2015. Për t’u kthyer te kronika e dy ndeshjeve të djeshme, Tirana e ktheu në një seancë stërvitore ndeshjen përballë ekipit të Bylisit në stadiumin “Selman Stërmasi” pasi e shpartalloi me rezultatin e thellë 6-0 duke mos e vendosur në diskutim aspak kalimin në fazën tjetër të kompeticionit të dytë nga rëndësia në Shqipëri pas kampionatit.

Festivalin e golave për ekipin bardheblu e hapi Olaki në minutën e 12, ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 me golin e Takut. Në pjesën e dytë golat u shënuan nga Ndikumana, përsëri Taku plotësoi dopietën personale, Bakaj dhe në fund kishte vend edhe për Halilin për të shënuar emrin në listën e golashënuesve. Tirana këtë edicion po lufton në të dyja frontet për të marrë maksimumin, teksa në kampionatat po rivalizon me meritë dhe dinjitet Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeun, duket se edhe në Kupë do të jetë deri në metrat e fundit sipas të gjitha parashikimeve. Në ndeshjen tjetër të prapambetur Skënderbeu mundi Tërbunin 6-1. Miqtë kanë surprizuar në fillim duke kaluar në epërsi me Ndrecën në të 2’.Ndërsa kampionët e Superligës u kundërpërgjigjën me egërsi duke shënuar 6 gola me Prognin, Ribajn, Shkëmbin, Sefën, Alikajn dhe Olaynkan.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë