Skënderbeu kampion i Superligës,
Pogradeci bie në kategorinë e Parë

Skënderbeu kampion i Superligës, <br />Pogradeci bie në kategorinë e Parë
Skënderbeu është kampioni i ri i Shqipërisë për sezonin 2011-2012. Korçarët fituan 3-1 në Pogradec, duke e mbyllur në mënyrë të shkëlqyer Kampionatin e 73-të Kombëtar të futbollit. Golat për korçarët mbajnë firmat e Daniel Xhafajt (7’ dhe 48’) dhe kapitenit Bledi Shkëmbi (44’, me penallti), duke bërë të pavlefshëm fitoren 2-1 të Kastriotit në Krujë.

Skënderbeu – tani me 3 trofe - është skuadra e pestë nga rrethet që fiton të paktën një titull kampion, pas Vllaznisë (9), Elbasanit (2), Flamurtarit (1) dhe Teutës (1). Tre titujt kampion Skënderbeu i ka fituar në vitin 1933 (Kampionati i 4-t Kombëtar, trajner Qemal Omari), sezonin 2010-2011 (Kampionati i 72-të Kombëtar, trajner Shpëtim Duro) dhe tani në sezonin 2011-2012 (Kampionati i 73-të Kombëtar, trajner Stanislav Levi).

Gjatë këtij sezoni, Skënderbeun e drejtuan dy trajnerë: Shpëtim Duro (4 javë) dhe Stanislav Levi (22 javë). Edhe sezonin e kaluar, kur e fitoi titullin pas 78 vjetësh, Skënderbeu pati në bankinë Shkëlqim Muçën (20 javë) dhe Shpëtim Duron (13 javë).

Trajneri i Skënderbeut, Stanislav Levi, është çeku i parë që fiton një titull në Shqipëri, dhe i dyti i huaj në historinë e Kategorisë Superiore, pas malazezit Dervish Haxhiosmanoviç, që fitoi me Vllazninë në edicionin 2000-2001.

Korçarët do të marrin pjesë për herë të dytë në Ligën e Kampioneve, ndërkohe që në Ligën e Europës do të marrin pjesë Tirana, Teuta dhe Flamurtari. Pogradeci dhe Dinamo janë dy skuadrat e rrëzuara direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa në play off, do të luajnë Apolonia, Kamza dhe Tomori. Kukësi dhe Luftëtari do luajnë në Superligë.

Përballjet e “play out”:
Tomori – Besëlidhja
Kamza – Besa
Apolonia – Lushnja
(a-sport/rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë