Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana në
gjysmëfinalen e Kupës,ikën Partizani

Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana në<br />gjysmëfinalen e Kupës,ikën Partizani
Me apo pa qëllim Partizani turpërohet në Laç pas humbjes 3-0 që solli edhe eliminimin ndoshta më të çuditshëm në historinë e kompeticionit. Të kuqtë shkonin të qetë në Laç me avantazhin e dy golave nga ndeshja e parë, madje mbyllën edhe pjesën e parë pa pasur gol, por në pjesën e dytë dhe shtesë pëson, jo pak, por 3 gola duke pajtuar me eliminimin.

Në pjesën e dytë në minutën e 50 vendasit fitojnë një penallti, por Cetkoviç godet shtyllën. 5 minuta më vonë Muskaj shkakton sërish penallti dhe ndëshkohet me karton të kuq, këtë herë Xhejms kalon Laçin në avantazh. Në minutën e 76, Meto shënon edhe golin e dytë për kurbinasit.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-0 dhe ndeshja shkoi në shtesë, në fund kur të gjithë po mendonin për penalltitë për të përcaktuar fituesin, ishte Cetkoviç që shënon edhe golin e tretë. Humbja është komentuar gjatë në rrjetet sociale, teksa pikëpyetjet i ka shtuar akoma më shumë vendimi i trajnerit të Partizanit, Duro që nuk pranoi të fliste në fund.

Edicion i dështuar për Flamurtarin që eliminohet edhe nga Kupa e Shqipërisë nga Skënderbeu. Në Korçë u shënuan 4 gola me Skënderbeun që triumfoi 3-1 duke vazhduar në gjysmëfinalen e kompeticionit të dytë nga rëndësia në Shqipëri.

Me një interes mesatar, sfida ka dhuruar spektakël përmes golave mjaft të bukur. Sfida do të ngelet në memorie mbi të gjitha më shumë për golin e tretë të shënuar nga kapiteni Shkëmbi nga mesfusha me një parabël, pas daljes së portierit Lika për të korrigjuar një gabim të mbrojtjes.
skenderbeu
Golin e parë e shënoi Osmani pas një vallëzimi në mes të mbrojtjes mike, e cila ‘ngriu’. Nuk mbetet pas as goli i Berishës, ‘alla Barcelona’ me shumë pasime në zonën kuqezi duke çorientuar Flamurtarin.
kukesi
Nuk përfiton Partizani për të ruajtur avantazhin e ndeshjes së parë 2-0 duke shkuar në shtesë. Të kuqtë u mundën 2-0 gjatë 90 minutave dhe ndeshja ka shkuar në shtesë pasi takimi i parë ishte mbyllur me fitoren 2-0. Kukësi nuk arriti të fitonte në shtëpi përballë Vllaznisë, (0-0) por kjo nuk e pengoi për të festuar kalimin në gjysmëfinale, pasi 2 golat e shënuar në ndeshjen e parë në Shkodër i mjaftuan për të vazhduar të qetë rrugëtimin drejt gjysmëfinales. Ndërsa Vllaznia pësoi një tjetër humbje, pas atyre në kampionat duke thelluar akoma më shumë krizën.

 laci
Ndryshe nga ndeshja e parë që doli barazim, Tirana korrigjon gabimin duke u kualifikuar për në gjysmëfianle përmes një triplete të shënuar nga Pashaj 17′, Taku 57′ dhe Bushiç 85′ ndaj Apolonisë. Kështu kompletohen edhe 4 ekipet që vazhdojnë garën për titullin.
tirana


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni