Superliga shqiptare ka marrë pushimet dimërore për festat e fundvitit, ndërkohë që ekipet pritet të nisin fazën përgatitore në ditët e para të janarit. Në datën 3 janar, skuadra e Ilir Dajës do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal” dhe pas 3 ditësh qëndrimi në Durrës do të udhëtojë drejt Turqisë për të vazhduar seancat stërvitore në Antalia.
/Shqiptarja.com
Në Turqi Skënderbeu do të qëndrojë 11 ditë dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë 3 miqësore luksi. Fillimisht korçarët do të sfidojnë skuadrën turke të Bursasporit më pas kampionët në fuqi të Turqisë, Beshiktashin me të cilët Skënderbeu është ndeshur edhe në fazën e grupeve të Europa League në vitin 2015-të, ndërsa miqësorja e fundit do të jetë ajo ndaj rumunëve të Viitorul./supersport.al/
Kalendari i miqësoreve të Skënderbeut:
8 Janar / Skënderbeu – Bursaspor
12 Janar / Skënderbeu – Beshiktash
15 Janar / Skënderbeu – Viitorul
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












