Skënderbeu nuk fal Lushnjën,
Partizani fiton duelin e Europës

Skënderbeu nuk fal Lushnjën,<br />Partizani fiton duelin e Europës<br>
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës 24 të Kategorisë Superiore në futboll, ku Skënderbeu dhe Partizani kanë zgjidhur me fitore duelet e tyre, përkatësisht duke fituar 3-1 ndaj Lushnjës dhe 3-0 ndaj Luftëtarit.

Sapo ka nisur ndeshje, Sowe shënon golin e parë për Skënderbeun. Në minutën e 36-të është Bruno Dita që dyfishon për korçarët pas një devijimi me kokë dhe u duk sikur gjithçka u zgjidh lehtë. Por Sefa për miqtë ngushton në 2-1 në limitin e pjesës së parë. James ka “vrarë” përfundimisht takimin në minutën e 76-të, me golin e tretë për Skënderbeun, që fiton 3-1 në shtëpi dhe shkëputet plot 14 pikë në krye të renditjes ndaj Kukësit të vendit të dytë.

Në “Selman Stërmasi” ka pasur ritëm, sidomos në pjesën e parë. Ishte Batha, që edhe pse shtatshkurtër, devijon me kokë në cepin e portës së Luftëtarit. Kaq për pjesën e parë. Në të dytën, Progni në minutën e 71-të ka shënuar golin e dytë dhe të sigurisë. Luftëtari pak ka bërë për të merituar të paktën një pike. Në fund, fiton Partizani 3-0 me golin e Bathës me penallti dhe tashmë Europa nuk është utopi.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion