Korçarët kanë fituar sot në shtëpi 2-1 ndaj Luftëtarit ambicioz, me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Fillimisht ishte James ai që kaloi në avantazh në minutën e 33-të, ndërsa Lilaj dyfishoi rezultatin me penalltinë në limitin e fraksionit të parë.
Në pjesën e dytë, gjirokastritëve u është mohuar një penallti. Më pas, Liçaj ka ngushtuar për gjirokastritët në minutën e 71-të, por Luftëtari nuk arrin të shkojë më tej. Mbyllet 2-1 për Skënderbeun.
Skënderbeu-Luftëtari 2-1
James 33’, Lilaj 45’/ Liçaj 71’
Skënderbeu: Shehi (64′ Teqja), Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani (60′ Nimaga), Lilaj, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja.
Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Licaj, Rapo (59′ Minga), Abazaj Trajner: Hasan Lika.
Kartonë të verdhë: Radas, Aliti / Aleksi, Abazaj
Gjyqtar: Emirjon Sino
e.gj/Shqiptarja.com










