Skënderbeu thyen tabunë 38-vjeçare
tronditet Kukësi, ringjallet Vllaznia

Skënderbeu thyen tabunë 38-vjeçare<br />tronditet Kukësi, ringjallet Vllaznia
Skënderbeu thyen tabunë duke fituar në Vlorë përballë Flamurtarit pas 38 vitesh pritej. Heroi i kampionëve të Shqipërisë është sulmuesi Stojkov, që mund kuqezinjtë në shtëpi duke u marrë edhe trofeun e pathyeshmërisë për vite të tëra.

Fitorja e ngjite Skënderbeun në vendin e parë me 54 pikë, 2 më shumë se Kukësi dhe +4 nga Tirana që na një ndeshje më pak. Ndërsa Flamurtari është ndoshta në momentin negativ, pasi është përfshirë nga kaosi pas akuzave për shitje të ndeshjes me Partizanin. Tirana rikthehet te fitorja duke tronditur Kukësin në Durrës 2-0. Autorët e golave për bardheblutë ishin malazezi Bushic dhe Muzaka. Pas humbjes nënkampionët kanë lëshuar edhe kreun.

Befason Partizani, që humbet në Shkodër përballë një Vllaznie në krizë, por që të kuqve ua ka marrë dorën, pasi edhe në fazën e dytë i mundi në Tiranë. Humbja i zbret demat në vendin e 4, duke u rrezikuar nga Laçi që ka 3 pikë më pak, por 1 ndeshje më shumë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni