Skënderbeu vendos rekord
personal, Daja: I lumtur për fitoren

Skënderbeu vendos rekord<br />personal, Daja: I lumtur për fitoren<br>
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e këtij sukesesi në fushë por jo vetëm u ndalën duke folur për fitoren dhe eksperiencën e fituar nga korçarët në kupat e europës.

Fillimisht është trajneri Ilir Daja, i cili u shpreh i kënaqur për fitoren e arritur dhe për të gjitha ndeshjet kualifikuese, duke veçuar faktin se e mbyllën fazën e grupeve pa asnjë humbje në shtëpi.

“Jam shumë i kënaqur për fitoren edhe pasi ishim në disavantazh, për 3-pikëshin e parë në grupe dhe mbi të gjitha për mbylljen e edicionit pa asnjë humbje në shtëpi. Mendoj se bëmë një edicion mjaft të mirë dhe u përballëm denjësisht me të gjithë kundërshtarët, duke çuar në një nivel më të lartë përfaqësimi futbollin shqiptar. Më vjen keq për rezultatin e Beogradit, por në tërësi jam i kënaqur edhe me kaq, pasi grupi ishte mjaft i vështirë”, tha Daja.

Gjithashtu Daja shtoi se peng i ka mbetur humbja në Beograd, pasi sipas trajnerit skuadra nuk e meritonte humbjen me lojën që zhvilloi.

“Mendoj se në Beograd nuk e merituam të humbnim, për atë që dhamë në fushën e lojës, ndërsa ishim të pafat edhe në barazimin me Young Boys-in, ku dominuam totalisht. Nëse do të kishim marrë ndonjë pikë më tepër në këto sfida, ndoshta do ishim në pozita të tjera sot”, tha trajneri i Skënderbeut.

“Unë jam i lumtur për paraqitjen e Sabienit, që luajti edhe i dëmtuar sot dhe shënoi një gol të mrekullueshëm. Edhe Xhejms sakrifikon shumë, sepse nuk po luan në rolin e tij dhe po arrin të krijojë një volum shumë të madh. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja e kampionatit, që është edhe objektivi ynë primar. Duam të rikthehemi te fitorja, duke mposhtur Partizanin, për të ruajtur edhe diferencën me ndjekësit në renditje”, u shpreh Ilir Daja.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE