Infermierët në Shqipëri punojnë në kushte më të vështira, ndërkohë që edhe pagesa e tyre është 8 herë më e ulet se në Itali. Ky fakt është pohuar nga presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi gjatë një vizite që ka kryer në shtetin fqinjë. Sipas tij, e rëndësishme është edhe praktika në klinika.
“Në shkollat italiane nuk mund të bëheshe dot pedagog apo referent në fakultet për infermieri pa pasur një experience të mirë klinike dhe pa iu nënshtruar një formimi profesional të aftësive, klinike, pedagogjike dhe shkencore, gjë që e cila e krahasuar me nivelet tona lë për të dëshiruar dhe ky është një mësim i mirë, që Urdhri i Infermierit të ndërmarrë nisma bashkëpunimi me ministrinë e Arsimit dhe Fakulteteve të Infermierisë që edhe niveli i pedagogëve formues të mbështetet në këto eksperienca pozitive”, ka deklaruar Skënderi
/Shqiptarja.com