S'ka datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare, Rama: Dështim i BE, ne ishim gati! Zaev: Vendimi i pandershëm, sidomos për Shqipërinë, unioni po humb vlerat

SHKUP- Mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dështim të Bashkimin Europian. Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik të mbajtur në Maqedoninë e Veriut, kreu i qeverisë tha se do ishte më e ndershme që BE të thoshte ata nuk janë gati për të na pranuar “në familjen e tyre”, sesa të fajësojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mosplotësimin e kushteve. Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka dështuar, pasi ka qenë gati prej kohësh, por është e gjitha pjesë e politikave të brendshme të BE.

“Nuk është hera e parë që kemi dështuar, jemi mësuar me këtë. Është pak as shumë si një çështje martese, ke porositur muzikën, ushqimin më të mirë dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do të vazhdojmë që të ecim përpara, ne ishim gati dhe më parë, fakti që disa vende thonin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk ishte e vërtetëm por kjo lodhet me çështje e brendshme. Nuk jam pesimistë, Zaev ka të drejtë që është pak i fustruar. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, nuk është shtëpia jonë që të vendosim. Ne duam të hymë në BE , por nuk duhet të harrojmë se është shtëpitë e tyre. Ne ju duam, por ata nuk na tregojnë se nuk janë gati për ne, se nuk kanë përgatitur ende “dhoma” për ne. Por ata vazhdojnë të na thonë se ju nuk jeni gati. Kjo nuk është e vërtetë”, tha Rama.

Përtej këtij vendimi, Rama tha se vendi ynë do të vazhdojë të bëjë përpara për të bërë atë që kërkohet nga BE. 

"Fitorja e fundit është më e mira, por nuk do të jetë më e mirë si e reja. Në politikë, fitorja nuk është në sport, është fillimi sepse aty në fakt fillon një mision shumë sfidues. Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim pëprara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim  për të jetuar së bashku", shtoi ai. 

Me një gjuhë si kryeministri Edi Rama, edhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev tha se vendimi ishte i pandershëm për të dyja vendet, sidomos për Shqipërinë.

"Vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pandershëm për Shqipërinë", tha Zaev.

Ky është reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin që morën ditën e djeshme ministrat e jashtëm të vendeve të BE, të bëra nga Maqedonia e Veriut. Për Shqipërinë nuk kishte asnjë kundërshti nga 27 vendet anëtare, por pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i probleme të Maqedonisë së Veriut. 

Keqardhjen për mosmbajtjen e Konferenëcës së Parë Ndërqevritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e kanë shprehur edhe Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe Italisë të Pranishëm në Forumin e Parë të mbajtur në Shkup.

 

 

 

VIDEO/ Forumi dhe konferenca e dy kryeministërve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Zaev: Bllokimi nga Bullgaria është i pandershëm për të dyja vendet, sidomos për Shqipërinë

1624450372_ZoranZaev236780x4701.jpg

Një dëshpërim të madh për dy vendet por mbi të gjitha një mossukses tyë politikës së Bashkimit Evropian e quajti Zoran  Zaev i cili bllokimin nga Bullgaria të ecurinë se integrimit Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

"Kur Europa të jetë gati ne jemi  gati. Vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pandershëm për Shqipërinë", tha Zaev.

Ora 14:14
Batuta e Ramës: BE na tha që na donte, por s’ishte gati për martesë! Ne do vazhdojmë të shijojmë lirinë

 

Kryeministri Edi Rama e ka komentuar me batutë vendimin për mos caktimin e një date për Konferencën e parë ndër qeveritare.

“Ata thonë që na duan, por nuk janë gati për t’u martuar, në rregull ne do të shijojmë lirinë”, tha Rama.  

Ora 12:49
Rama: Ligji i luftës me Greqinë është një paradoks i vërtetë! I lumtur që Greqia pranoi të shkojmë në Hagë sa u përket çështjes së kufijve detarë!

 

I pyetur nga gazetarja Greke për Ligjin e Luftës dhe Çështjen e Përcaktimit të Kufijve detarë me Greqinë Kryeministri Edi Rama, u shpreh se këto nuk duhen ngatërruar me njëra tjetrën duke garantuar se pavarësisht ndryshimeve që ekzistojnë mes palëve marrëdhëniet greko-shqiptare janë në nivelin e duhur.

“Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time. Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar.  Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Dhe qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike”, tha Rama.

Ora 12:47
Gazetarja greke e pyet Ramën për marrëdhënien me Turqinë, Rama: Je xheloze?

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigur me batutë gazetares greke e cila e pyeti për marrëdhënien me Turqinë.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?
Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik
Gazetarja: Nuk është xhelozi
Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gollot: 24/06/2021 01:27

    Po c'u duhet shqiptareve europa, bullgaria gollot deshi,i beri bullgar p.sh.faikun,elmazin,kadriun...

    Përgjigju
  • fret: 24/06/2021 00:07

    dhelpra dhe rrushi , ezopi i madh

    Përgjigju
  • Bollano: 23/06/2021 21:46

    Deshtim i perseritur i EU, as kesaj here nuk ja doli me negociatat per te hyre ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • Juli: 23/06/2021 16:40

    BE nuk eshte gje tjeter vecse nje tiger prej letre...cirrja masken i madhi Rama... Me perpara fajin e kishte Saliu pastaj Luli me Liken...tani e ka BE...Bravo

    Përgjigju
  • Turku: 23/06/2021 15:42

    Shko mor debil, mor deshtak nuk ke as nivelin me te ulet te intelektit dhe po deshton BE me ty. e mjera Shqiperi ke ka per Kryeminister

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale