S'ka festë pa Lionel Messin, Inter Miami humbet finalen e US Open Cup (GOLAT)

S'ka festë pa Lionel Messin, Inter Miami humbet finalen e US Open Cup (GOLAT)

Festa e Dynamo Houston me trofeun

Dynamo Houston është fituesi i US Open Cup në SHBA. Në "PNK Stadium" skuadra nga Houstoni mundi 1-2 Inter Miamin, për të ngritur trofeun e rëndësishëm në Amerikën e Veriut.

Ndeshja u zhbllokua pas 24 minutave lojë nga Dorsey, që kaloi në avantazh Dynamon. Më tej ishte Bassi që në minutën e 33-të shënoi golin e dytë për Houston. Pjesa e dytë ishte më e luftuar në fushë, me Inter Miamin që u kujtua të shënonte vonë. Duhej minuta e 90+2 që Josef Martinez të shënonte për rezultatin final 1-2. Kësisoj Dynamo Houston merr trofeun e rëndësishëm, duke bërë që Miami të dështojë në finale.

Skuadra nga Florida, e cila drejtohet nga Gerard Martino, nuk kishte të gatshëm Lionel Messin. "Pleshti" vuan një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë edhe në ndeshjet e tjera. "No Messi no party" për Inter Miamin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Çiklizëm/ Tadej Pogacar vendos rekord, fitore historike në Tour de France

Çiklizëm/ Tadej Pogacar vendos rekord, fitore historike në Tour de France