‘S’ka më mirë se ta nisësh javën me mamin’, Kushi: E ka kryer tashmë vaksinimin dhe mund të takohemi! Ftoj çdo prind që t'i kushtojë rëndësi këtij procesi

‘S’ka më mirë se ta nisësh javën me mamin’, Kushi: E ka kryer tashmë vaksinimin dhe mund të takohemi! Ftoj çdo prind që t'i kushtojë rëndësi këtij procesi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi me nënën e saj

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ka nisur javën në shoqërinë e mamasë, ndërsa e ka vizituar atë në shtëpinë e saj në lagjen historike të Elbasanit.

"S'ka më mirë se ta nisësh javën në shoqërinë e mamit dhe në oborrin e saj, për të cilin është kujdesur me aq shumë dashuri", shkruan Kushi në postimin e saj në rrjetin social Facebook.

Kushi nënvizon se mamaja e saj e ka kryer tashmë vaksinimin dhe "më në fund", shprehet ajo, "ne mund të takohemi pa shqetësimin dhe frikën se mund të dëmtojmë shëndetin e njëra-tjetrës".

Ministrja në fund të postimit të saj ka cilësuar se vaksinimi po ecën me ritme shumë të mira dhe ka ftuar çdo prind t'i kushtojë rëndësi këtij procesi dhe shumë shpejt të hedhim pas këtë periudhë të vështirë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen