TIRANE - Ka përfunduar afati që këtë korrigjim ta bëjnë njësitë e qeverisjes vendore dhe zyrat e gjëndjes civile, ndaj kjo bëhet vetëm më vendim gjyqësor. "Personat përgjegjës për të bërë listën janë kryetarët e njësive vendore në bashkëpunim me nëpunësit e gjendjes civile. Këtu tek ne ka pak rëndësi emri.
Do të duhet ti drejtohemi gjykatës. Është gjykata ajo që merr vendime në ndryshimin e listës përfundimtare, në kuptimin që vendoset njeri në listë në një qendër të caktuar votimi ose jo", tha Ferdinant Poni, zv. ministër i Brendshëm.
Në zgjedhjet e 23 qershorit janë thirrur në votime 3.2 milion shtetas, 157 mijë prej të cilëve votues për herë të parë. Por në këto zgjedhje janë përfshirë me kërkesën e tyrë edhe 380 persona mbi 100 vjeç, emrat e të cilëve ishin bllokuar nga gjendja civile.
"Kanë qenë 1130 mbi 100-vjeçar në tre janar, të bllokuar, se të gjithë bllokoheshin, dhe tani nga ajo listë 100-vjeçarësh, 750 prej tyre nuk janë të bllokuar dhe vazhdojnë të jenë në listë. Pra, ne kemi vetëm 380 mbi 100-vjeçare dhe ata janë, ata që kanë ardhur apo persona të afërt me ta, të interesuar për të votuar", tha Poni.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com