Skafisti i 9 janarit punoi disa muaj
në kapitenerinë e Portit Durrës

Skafisti i 9 janarit punoi disa muaj<br />në kapitenerinë e Portit Durrës
Sipas Grida Dumës Edi Rama ka emeruar persona me të shkuar kriminale në poste kyçe të administratës.

Artur Rrokaj, njëri nga skafistët e 9 Janarit 2014, përgjegjës për humbjen e 28 jetëve, i dënuar nga drejtësia për këtë krim sipas PD është bërë shef në kapitanerinë e Portit Durrës nga qeveria e Ramës, sipas deklaratë së PD.

'' A mund ta besoni se skafisti i 9 janarit, i një prej dramave më të mëdha të shqiptarëve në përpjekjen për të gjetur Europën, me Edi Ramën ruan portin e Durrësit, jep urdhra, largon anije, afron ngarkesa, komandon në kapitenerinë më të madhe në vend. Kjo ka ndodhur. Mund ta gjeni edhe me emrin Arten, se e ka ndërruar.
Por është i njëjti. Është përgjegjësi për 28 të jetët e humbura në ujin e ftohtë të janarit, të cilit Edi Rama i ka besuar kapitenerinë e portit më të madh shqiptar.
Ky është pra shteti i Edi Ramës. Ky është pushteti që ai na instaluar në vend, me të inkriminuar, trafikantë, tutorë e vrasë
'', thuhet në deklaratën e PD-së. 

Sipas korrespondentit te Shqiptarja.com Artur Rrokaj i emëruar si inspektor për sektorin e anijeve të peshkimit, ka punuar disa muaj aty dhe ka dhënë dorëheqjen në momentin që i është dashur të plotësojë formularin për dekriminalizimin. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin