Skafisti vrasës po ndërton një
port jahtesh në bregun e Kavajës

Skafisti vrasës po ndërton një<br />port jahtesh në bregun e Kavajës
Kompania e ndërtimit, "Victoria Invest" me pronar Fatmir Kuçin i arrestuar për vrasjen në det me skaf të një turisti rus, po ndërton një port jahtesh dhe një kompleks turistik gjigant në Kalanë e Turrës, në Kavajë.
 
Projekti koncesionar parashikon ndërtimin e hapësire për akomodimin e mjeteve të vogla lundruese si dhe mjeteve turistike. Investimi për portin e jahteve kap shifrën e 20 milionë euro dhe kompania e Kuçit ka fituar koncesionin në bashkëpunim me kompaninë zvicerane FINSEC. Projekti koncesionar shtrihet në 17 hektarë dhe parashikon ndërtimin e hapësire për akomodimin e 850 mjeteve të vogla lundruese ku do mund të vendosen dhe mega-jahte mbi 50 metra.

Porti do të ndërtohet në plazhin pranë kalasë së Turrës, e cila gjendet rreth 12 km larg rrugës nacionale Kavajë-Rrogozhinë. Porti është pjesë e një projekti të madh që do të përfshijë edhe ngritjen e strukturave akomoduese në tokë, si: hotele, rezidenca, vila, dyqane tregtare, por edhe restorante, kafene, fusha golfi, spa dhe facilitete të tjera sportive.

port jahtesh
porti kuci
port jahtesh
(Projekti i portit të jahteve dhe kompleksit turistik në Kalanë e Turrës, Kavajë)

"Victoria Invest" është një nga kompanitë më të njohura të të ndërtimit në vend me bazë në qytetin e Elbasanit. Ajo është themeluar me 07 shkurt të vitit 2003, pikërisht nga Fatmir Kuçi. "Viktoria Invest" e cila e ka të shtrirë aktivitetin e saj tregtar në disa lloje biznesesh që ndërtimi, ndërtimi dhe projektimi i rrugëve, pastrimi i mbetjeve urbane, prodhimi i inerteve i rrugëve etj. Kompanitë e "Viktoria Invest" e kanë të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
 
Sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania është angazhuar në ndërtim objektesh e materialesh ndërtimi dhe prodhim parafabrikatesh betoni. Deri në vitin 2004, siç tregon ekstrakti i QKR-së kompania ka pasur aktivitet në fushat e mësipërme, por se nuk shihet ndonjë ndryshim i kapitalit. Ndërkaq në vitin 2008, sipas të njëjtit burim, kompania ka ndryshuar kapitalin duke shënuar edhe rritjen e aksioneve. Kjo kohë përkon me periudhën 2008, kur rruga Milot- Morinë ishte në ndërtim e sipër. Në fund të vitit 2015, kapitali total i kompanisë rezultonte rreth 20 milionë dollarë. Biznesmeni i fuqishëm dispononte një motorskaf gjigant si dhe disa mjete të tjera lundrimi, të cilat u sekuestruan nga policia pasditen e djeshme, të cilët ishin pa dokumentacionin përkatës. Fatmir Kuçi njihet dhe për lidhjet e tij me Partinë Demokratike, teksa figuron të jetë sponsor i saj.
 
Kompania ka fituar vitet e shkuara tenderët për ndërtimin dhe ristruktimin e disa prej akseve më të rëndësishëm rrugorë, në Shqipëri, port dhe në rajon. Mes tyre bie në sy ndërtimi i segmentit Kukës – Morinë LOT-i 3, rikonstruksioni i rrugës Meje-Dobrosh-Lunik, rikonstruksioni i rrugës Librazhd- Qafë Stude Lot-i 2., PO rikonstruksioni i rrugës Kuçove-Belsh-Cerrik.
 
Në vitet 2004-2006 kompania ka qenë mjaft aktive edhe në procesin e privatizimeve në Kosovë. Aty ka arritur të blejë këto katër kompani strategjike: "Mirusha" LLC, "Farmakos - Austrian House" LLC, Lavertari - Blegtori LLC, Drenica Land LLC. Aktualisht kompani ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër në Maqedoni dhe të rrugës Gostime-Gjyrale-Belesh në Qarkun e Elbasanit.
 
Kompania numëron 400 punëtorë dhe ka në zotërim 574 mjete transporti, mes të cilash një numër të madh mjetesh të rënda.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë