Futbolli në Kinë po përballet me një situatë të pazakontë në prag të nisjes së kampionatit të vitit 2026 në Super Leaguen e këtij vendi. Një skandal i madh i lidhur me bastet ilegale ka sjellë ndëshkime të rënda për shumë klube të elitës.
Nga 16 skuadra që marrin pjesë në ligën kryesore, plot 9 prej tyre do ta nisin sezonin me pikë minus. Vetëm shtatë klube do ta fillojnë kampionatin me zero pikë, ndërsa pjesa tjetër do të duhet të luftojë fillimisht për të dalë nga zona negative në renditje.
Ndër ekipet më të goditura janë Shanghai Shenhua dhe Tianjin Tigers, të cilat janë ndëshkuar me nga -10 pikë për shkak të përfshirjes në skandalin e basteve.
Nuk kanë shpëtuar nga sanksionet as emra të mëdhenj të futbollit kinez. Kampionët e tre sezoneve të fundit, Shanghai Port, si dhe fituesit e kupës, Beijing Guoan, do ta nisin sezonin me -5 pikë.

Skuadrat e elitës së futbollit kinez dhe pikët e zbritura
Komente







