Skandal/ Gjykatat rekord uljesh 
 dënimi për Berishën e "Niklës"

Skandal/ Gjykatat rekord uljesh <br /> dënimi për Berishën e 
TIRANË - Autori i grabitjes së kambisit në Fier Krehnik Berisha, ka përfituar një numër rekord uljesh dënimi nga gjykatat e vendit. Anëtari i bandës së Niklës nga i dënuar me 17 vjet burg në 2014 përfundim në liri me kusht. Të mërkurën Gjykata e Fierin do të caktojë masën e sigurisë për veprën më të fundit penale.
 
...
Autori i grabitjes me armë të kambistit dy ditë më parë në Fier, duhet të ishte në burg sipas dënimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Por skandalet e drejtësisë shqiptare nuk njohin kufij dhe këtë herë është vendimi 162, datë 4 dhjetor 2014 që i ka dhënë lirinë Kreshnik Berishës ish-anëtarit të bandës famëkeqe të Niklës.

Gjyqtarja Nazmije Pengili nga Gjykata e Krujës ka vendosur t’i japë lirinë Berishës, por këtë herë lirinë ai e ka shfrytëzuar për tu rikthyer në aktivitetin kriminal të grabitjeve me armë.

Kreshnik Berisha, i njohur si person me të shkuar kriminale i dënuar me 17 vite burg në vitin 2008, dënim i konfirmuar edhe nga Apeli i Krimeve të Rënda, një vit më vonë për një seri grabitjesh me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe anëtar i bandës së Niklës.

Grabitësi i prangosur dy ditë më parë nga Policia e Fierit veç lirisë së fituar me kusht ka përfituar nga bujaria e gjyqtarëve dhe 1.5 vite ulje dënimi.

Por skandali thellohet kur kërkesat e tij për liri me kusht ishin refuzuar më parë nga Gjykata e Tiranës. Për të rifituar këtë liri, Berisha, dredhoi duke u transferuar në burgun e Fushë- Krujës, nga ku kërkoi në Gjykatën e këtij rrethi lirimin e tij me kusht. 

Një vit pas dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit ndaj Berishës, si pjesë e grupit kriminal i drejtuar prej tij dhe Flamur Hakës, në shkurt 2010 Kreshnik Berisha përfitoi uljen e parë të dënimit me 90 ditë nga gjyqtari Martin Deda.

Një vit më vonë në mars 2011 i njëjti gjyqtar i uli atij po 90 ditë. Po kaq i ditë Berisha i përfitoi edhe nga gjyqtari Kreshnik Omari në vitin 2012. 

Uljen e radhës, Berisha, e përfitoi nga gjyqtari Petrit Çomo me 18 prill të vitit 2013. Ndërkaq në vitin 2014, Berisha, përfitoi uljen e fundit 90 ditëshe të dënimit nga gjyqtari Bujar Krasniqi. 

Edhe pse kjo kërkesë e Berishës, ka qenë e bazuar në Kodin e Procedurës Penale, në vitin 2014, tri kërkesa të tjera për ulje dënimi i ishin refuzuar Berishës, nga Gjykata e Tiranës.
 
Ndërkaq nesër Gjykata e Shkallës së Parë në Fier, pritet të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Berishës, si dhe ndaj Dritëro Lajthisë i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.
 
Ndërkaq masa e sigurisë për grabitjen e kambistit pritet të shqyrtohet në mungesë edhe ndaj një personi të tretë identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës