TIRANE - Këshilli Kombëtar i Territorit, i mbledhur nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, mori dje një sërë vendimesh, përfshirë këtu edhe lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e hidrocentralit Lengarica1 dhe Langarica2, në komunën Petran, rrethi Përmet.
Aktualisht këto zona janë shpallur të mbrojtura me ligj dhe pjesë përbërëse e parkut kombëtar. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e djeshme, HEC-i i Lengaricës, investim me vlerë 1 980 904 000 lekë, do të ketë një fuqi të instaluar 8.94 megavat dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 36 milionë kilovat/orë.
Hidrocentrali Lengarica është parashikuar të ndërtohet në pjesën e poshtme të lumit me të njëjtin emër në Shqipëri. Zona ku do të ndërtohet ky HEC i përket komunës Petran, rrethi Përmet. Ujërat e lumit të Lengaricës, pasi dalin nga turbinat e HEC-it, derdhen në lumin e Vjosës.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri në detyrë e vlerësoi një projekt shumë të dobishëm, i cili ndërtohet në një zonë me potenciale zhvillimore, me ujëra termale ndër më të mirat. “Ndërtimi i hidrocentraleve, e gjallëron dhe urbanizon më mirë këtë zonë. Kompania është një kompani serioze dhe me eksperiencë të madhe në këtë fushë”, tha Kryeministri.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Miratohet plani i gazsjellesit TAP