WASHINGTON - Një tjetër skandal pas rastit të “Associated Press” ka përfshirë administratën e Obamës e cila për momentin nuk ka dhënë asnjë koment. Agjencia për Sigurinë Kombëtare në SHBA, ka përgjuar miliona biseda telefonike të klientëve amerikanë të kompanisë “Verizon”, një nga kompanitë më të mëdha të telefonisë në SHBA.

Gazeta prestigjioze “The Guardian” ka zbuluar se përgjimi i bisedave telefonike vijoi pas një urdhri sekret të lëshuar nga një gjykatë në prill. Urdhëri i gjykatës i lëshuar më 25 prill kërkoi kompanisë “Verizon” për një periudhë 3-mujore që t’i japë Agjencisë amerikane për Sigurinë Kombëtare të dhëna nga bisedat e telefonatave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas urdhërit, kjo masë merret për të marrë informata për sigurinë kombëtare dhe për personat e dyshuar si shkelës të ligjit. Deri tani Shtëpia e Bardhë, Agjencia Komëbtare e Sigurisë dhe Departamenti i drejtësisë, ku kanë komentuar në lidhje me këtë skandal. “Refuzojmë çdo koment”,-është përgjigjur edhe kompania “Verizon” ndërmjet zëdhënësit të saj në Washington.

Redaksia Online
(l.ç/b.y/shqiptarja.com)