Rikthehen skandalet në futbollin italian vetëm pak vite pasi po mbylleshin plagët e “Calciopoli”-it të famshëm, që tronditi nga themelet futbollin ‘axurr’ në të gjitha nivelet.
Prokuroria ka nisur hetimet për 64 emra, mes të cilëve drejtues klubesh të Serisë A dhe B, trajnerë, lojtarë dhe agjentë, të cilët dyshohen nga autoritetet italiane për shmangie të detyrimeve tatimore.
utoritetet italiane nga të dhënat e para bëjnë me dije se dyshohet se ekzistonte një sistem i mirëfilltë i evazionit fiskal ku janë të përfshira të paktën 35 klube mes Serisë A dhe B, të cilat u janë shmangur detyrimeve tatimore në shit-blerjen e lojtarëve në shumën e mbi 12 mln eurove.
Në hetim janë emra të njohur si Adriano Galliani, administrator i deleguar i Milanit, Claudio Lotito, president i Lacios, Jean Claude Blanc, ish-drejtues i Juventusit dhe Alessandro Moggi, djali i Luciano Moggit.
Në listën e Guardia di Finanza janë edhe presidentë, ish- presidentë dhe zyrtarë të lartë të klubeve si Genoa, Sampdoria, Cesena, Brescia, Reggina, Parma, Livorno, Palermo. Guardia di Finanza po kryen kontrolle dhe sekuestrime në disa skuadra të serisë A dhe B.
Ndërsa futbollistët që dyshohet se janë përfshirë në skemat e mashtrimit janë Hernan Crespo, Ezequel Lavezzi, Diego Milito, Ciro Imobile, Marek Jankulovski dhe Antonio Nocerion.
Në listën e lojtarëve të përfshirë është edhe shqiptari Erjon Bogani, i cili është transferuar nga Chievo te Cesena.
Në skemat mashtruese mendohet se fillimisht janë përfshirë agjentët e lojtarëve. “Ishin agjentët ata që kërkuan fillimisht fshehjen e të ardhurave dhe më pas klubet kanë rënë dakord për këtë skemë“ deklaron ndër të tjera organi i akuzës.
Hetimet që çuan në nisjen e aksionit nisën që në vitin 2012 në Napoli me rastin Lavezzi. Lojtari argjentinas, por edhe disa nga emrat e akuzuar nga autoritetet italiane i kanë mohuar akuzat, por mbetet për të parë deri në përfundim të hetimeve se si qëndron e vërteta.
Ndërsa deri atëherë futbolli italian do të detyrohet që të jetojnë me një tjetër njollë, që edhe pse nuk prek direk fushën cenon imazhin që po rikrijonte vitet e fundit me emrat e rinj dhe sfidat e spektakolare.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com