Skandal në Francë, një person
vdes pas eksperimentit me kanabis

Skandal në Francë, një person<br />vdes pas eksperimentit me kanabis
Një person ka humbur jetën ndërsa pesë të tjerë janë në rrezik pasi kanë qenë pjesë e një eksperimenti mjekësor me kanabis në një klinikë në Francë. Edhe nëse shpëtojnë 5 personat do të kenë dëmtime të përhershme të trurit.

Lajmi u konfirmua nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Marisol Touraine.

Ky incident ka ndodhur gjatë një eksperimenti në një laborator privat në Rennes.

Ministrja e Shëndetësisë tha se droga është projektuar për të trajtuar çrregullimet e humorit, dhe nuk përmbante asnjë element të drogave. 

"Familjet janë të shkatërruar shkatërruar. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të hedhur dritë mbi atë cka ndodhi ", u shpreh ajo.



Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e vërteta të incidentit që ka rezultuar tragjik për një prej vullnetarëve.

Molekula e krijuar nga kompania Bial, merrej në rrugë orale dhe ishte një medikament që shërbente për të qetësuar dhimbjet.

Kompania rrezikon të vuajë pasoja të rënda pas këtij skandali. Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash, përfshirë vrasjen në rrethana pakujdesie.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës