VIDEO/ Skandal në Korçë, goditet me grusht në stadium presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj dhe i biri

KORÇË - Dhunë nga tribunat në futbollin shqiptar. Gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila mori jetë këtë të shtunë në 17:00, është goditur me grushta presidenti i korçarëve, Ardian Takaj dhe i biri i tij.

Gjithçka ka ndodhur në minutat e para të sfidës në tribunën kryesore të ndeshjes, aty ku ulen edhe personat VIP. Një prej tifozëve, që është edhe prindi i një prej lojtarëve të Akademisë "Skënderbeu", ka debatuar fillimisht me presidentin Takaj dhe ka goditur me grusht këtë të fundit.

Mes kaosit të shkaktuar ka ndërhyrë edhe djali i Takaj, teksa edhe ndaj tij ka pasur goditje. Ndërhyrja e menjëhershme e tifozëve të tjerë dhe e policisë ka bërë që situata të qetësohet, ndërsa tifozi problematik është shoqëruar jashtë stadiumit.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ArifMejdani: 23/10/2023 14:03

    Po po me Relin e Voskopojës le t’merret takja

    Përgjigju
  • Patrioti: 21/10/2023 23:52

    Take ka dhene shumë për Skënderbeun. Nuk e meriton që të goditet. Skënderbeut i janë shumë padrejtësi nga UEFA me ndihmën e shpifsave rivalë . Është i vetmi klub që ka arritur suksesin me të lartë në europe

    Përgjigju
  • Ilir: 21/10/2023 19:33

    Akoma me sjellje te tilla ndaj njerez e

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen