Skandal në Librazhd/ Infermieri kthen në farmaci dhomën brenda qendrës shëndetësore, shet ilaçet që duhet të jepen falas
Dhoma e përshtatur në farmaci
Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd, një prej infermierëve shet ilaçe brenda qendrës shëndetësore. Në një dhomë të përshtatur si farmaci mbahen të reklamuar për t’u shitur edhe ilaçe të cilat janë të qendrës shëndetësorë dhe duhet të jepen në rast urgjence falas.
Bashkëpunëtorët e 'Fiks Fare' me një recetë të lëshuar nga mjekja e qendrës, shkojnë në dhomën farmaci dhe blejnë një prej ilaçeve të përshkruar në recetë. Meqë infermieri që ka edhe ilaçet për shitje ishte me leje, ilaçin e shet një tjetër infermiere e qendrës.
Ndërkohë gazetarët shkojnë në këtë qendër shëndetësore për të marrë një përgjigje, por mjekja dhe infermierja gjenden në kafe, ndërkohë qendra ishte e mbyllur. Pas pritjes disa minutëshe mjekja vjen dhe sqaron se ilaçet nuk i shesin, shpesh i falin, në fund vetëmbrohet duke thënë që infermieri që e ka është me leje, dhe se ajo nuk mund të përgjigjet për situatën.
Gazetarët hynë edhe në ambientin ku shiteshin ilaçet. Prezencën e atyre që i përkisnin qendrës shëndetësorë në vitrinë për t’u shitur, mjekja e justifikoi me faktin se ajo i kishte harruar aty kur i kishte ardhur një pacient.
"Janë disa ilaçe të qendrës, por i kemi harruar aty", tregon mjekja.
Si të mos mjaftonin këto, për videon e transmetuar ku kjo qendër shfaqej bosh, pa mjekë dhe infermier këta të fundit fajësonin një koleg të tyre, infermier në një fshat në varësi të kësaj qendre.
Mjekja para kameras thotë se tashmë me infermierin e ka personale. Për të gjithë këtë situatë, presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, thotë se jemi në kufijtë e një skandali.
“Ilaçet kanë destinacion vetëm farmacitë e licencuara, dhe ato mund t’i tregtojë vetëm një farmacistë, të tjerat janë të gjitha forma të paligjshme”, thotë Toma./TCH
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.1%
-
Frikë se humbin
43.1%
-
Arsye të tjera
7.8%
Vota total: 1080
Lajme të tjera
-
Elbasan, çatitë me material kancerogjen në lagjen ‘Kala’! Kryeinspektori: Pronarët 20 ditë afat për heqjen e eternitit
28 Mars, 15:15
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit kërkon dëshminë e deputetit Gazment Bardhi, rrëzohet nga Gjykata
28 Mars, 11:03
-
Ylli Pata: Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe Elbasan!
27 Mars, 19:59
-
Berisha për kandidatët e PS në zgjedhjet lokale: Shpallen në orën 1 të natës! Gjatë procesit të emërimit, dikujt i vunë prangat në duar, të tjerë u thirrën në SPAK
27 Mars, 18:43
-
VIDEO/Nxënësit në Papër-Sollak të Elbasanit rrezikojnë jetën duke kaluar lumin për të shkuar në shkollë! Prindërit i marrin në shpinë
27 Mars, 15:36
-
Do kryenin atentat? Apeli konfirmon burg për kunatin dhe mikun e Erion Alibej! Arben Spahiu lihet në qeli pa afat, Preçi 60 ditë pas hekurave
27 Mars, 12:19
-
Apeli i Durrësit vendosi ekstradimin e tij, bosi turk i kriptomonedhave rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
26 Mars, 15:07
-
Meta prezanton kandidaten e koalicionit për Përrenjasin: Rama përfaqëson parti uzurpatore, më 14 maj i japim mësimin! Rikthehet llogaridhënia
26 Mars, 12:30
-
Rama i dha një tjetër shans, Gledian Llatja: Besimi i dhënë nga PS nxitje për të vijuar transformimin e Elbasanit
26 Mars, 12:03
-
Sherr për ujin e pijshëm në Librazhd, 3 persona dhunojnë një të moshuar me lopatë
24 Mars, 14:36
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi
22 Mars, 09:45
Këtu,jo vetëm shitja e Ilaçeve brënda qëndrës shëndetësore ben scandalo por,edhe vajtja ne kafene ne orar të punës te Doktoresësh e Infermjeres bën scandal.Mos funksionimi i shtetit ligjor e ka bër jeten ne shqipëri te lodhshme e te merzitshme.
PërgjigjuPse habiteni?Librazhd ou,mesjete.Pa pare,pa dreq,pa shenjton,e infermieri ka thone me vete,hajde mo,ketu s'vje njeri per kontroll,ec,mshoja.Pune katunesh e katunaresh.
PërgjigjuTi Beni duhet te jetosh ne Paris, motherfucker!????????????????