Skandal në Maqedoni! Valixhja plot me euro për të liruar biznesmenin, dalin pamjet (VIDEO)

Skandal në Maqedoni! Valixhja plot me euro për të liruar biznesmenin, dalin pamjet (VIDEO)

Skandal në Maqedoni. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një video ku shihet Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski duke dalë me një valixhe me euro nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev.

Në pjesën e parë të videos është filmuar numërimi i eurove, ndërsa në pjesën e dytë nga kamerat e sigurisë shihen duke dalë të dy personat e lartë përmendur nga shtëpia e biznesmenit maqedonas. Në pjesën e tretë, dëgjohet një bisedë mes Bokit13 dhe Kamcevit për atë se kur biznesmeni do të jetë i lirë, i cili ndodhet në arrest shtëpiak në pritje të gjykimit.

Veç videos është publikuar edhe një audio ku dëgjohet një bisedë mes personit që mori valixhen me euro dhe biznesmenit Orce Kamçev, ku këtij të fundit i premtohet se sipas marrëveshjes në orët e vona të së hënës deri të martën do lirohet.

 Në bisedë përmendet si garante prokurorja speciale publike e vendosur nga ndërkombëtarët pas krizës politike në Shkup për të hetuar përgjimet që rrëzuan nga pushteti Gruevskin. Rasti i korrupsionit dhe shantazhet në Maqedoninë e Veriut përfshinë në një skandal të përmasave të mëdha krerët e gjyqësorit, si dhe disa politikanë e biznesmenë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë