Skandal në shkollën 9 vjeçare të Memaliajt, mësuesja dhunohet nga tezja e një nxënëseje

Skandal në shkollën 9 vjeçare të Memaliajt, mësuesja dhunohet nga tezja e një nxënëseje

Shkolla 9 vjeçare 'Nimete Progonati'

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Gjirokastrës ku një mësuese është dhunuar. 43 vjeçarja M.H është dhunuar nga tezja e një fëmije në klasën e tretë.

Sipas detajeve, tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin, por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja.

Pas të qarave të mbesës së saj e cila ankohej se mësuesja e kishte dhunuar, tezja e saj e identifikuar si S.K ka shkuar tek mësuesja me të cilën ka pasur një debat të ndezur që degjeneroi në përdorimin e dhunës.

U desh ndërhyrja e stafit të shkollës për të ndalur përplasjen mes tyre. Ndërkohë vetë mësuesja ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar ndaj saj nga S.K për shkak të detyrës.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!