SHKODËR - Një skandal i vërtetë ka ndodhur pasditen e së martës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Ndeshja e shumëpritur e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj mes Vllaznisë dhe Mornar të Tivarit, nuk është zhvilluar.
Arsyeja ka qenë se tabela e re elektronike e blerë nga klubi shkodran ditët e fundit, nuk ka funksionuar ashtu siç duhet dhe për këtë arsye, takimi nuk ka nisur fare. Problemet e shfaqura që në mesditën e sotme nuk janë rregulluar as pasdite ndonëse nga Kosova kanë ardhur teknikët e firmës që e ka tregtuar këtë tabelë por edhe ata nuk i kanë rënë dot në të.

(Në foto: Tabela e pikëve e cila nuk funksionoi në ndeshjen e basketbollit)
Basketbollistët e të dy ekipeve kanë zbritur megjithatë në fushën e lojës duke bërë nxemjen e zakonshme e bashkë me ta edhe gjyqtarët e takimit, dy grekët dhe bullgari. Ata kanë zbatuar rregulloren duke pritur plot 60 minuta që ky problem të rregullohej, por kjo nuk ka ndodhur kështu.
Organizatorët e ndeshjes kanë provuar të nxjerrin nga magazina një tabelë të vjetër të viteve ’60 vetëm e vetëm që ndeshja të luhej por sërish nuk kanë punuar 24 sekondshat dhe në rrethana të tilla, delegati i Ligës Ballkanike në konsultim me gjyqtarët, komisarin e ndeshjes dhe përfaqësuesit e të dy ekipeve, kanë vendosur që ndeshja të mos zhvillohej. Këtë gjë e ka komunikuar për mediat komisari i ndeshjes Stavri Bello.

(Në foto: Lojtarët në pritje të fillimit të ndeshjes)
"Ne u përpoqëm, e shtymë gati një orë në mënyrë që të rregulloheshin aparaturat, faktikisht nuk u rregulluan as sistemi i vjetër kshuqë mendojmë se do të merret një vendim nga bordi i Ligës Ballkanike. Shpresojmë më të mirën për sportin dhe për ekipin e Vllaznisë."- tha Stavri Bello.
Pavarësisht asaj çfarë ka thënë Bello, Vllaznia pritet ta humbasë ndeshjen në tavolinë dhe përveç kësaj mund të gjobitet nga Federata e Ligës Ballkanike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO