Partia Demokratike e Shqipërisë jep një tjetër shembull dyfytyrësie, në këdo ditë vere kur pandemia e koronavirusit ka sjellë shtim të numrit të infeksioneve në Shqipëri dhe në rajon. Në një kohë kur, doktorët e PD nuk lënë ditë pa dalë në Facebook dhe media, për të akuzuar qeverinë për një pandemi, nga e cila është duke vuajtur e gjithë bota, nga ana tjetër, jo vetëm që nuk bën thirrje për qytetarët që të zbatojnë masat për të frenuar përhapjen, por bën të kundërtën.
Pamjet e mëposhtme i përkasin një mbledhje të të dërguarit të PD-së, Bardh Kadilli. Kadilli dhe PD Sarandë kanë organizuar një mbledhje me të rinjtë. Dhe ku? Në një sallë të mbyllur, me të rinjtë të ulur ngjitur me njëri tjetrin dhe ku asnjëri nuk mban maskë. Përveçse është një shkelje e ligjit për mbajtjen e mbrojtëseve të fytyrës në mjedise të mbyllura, ky është një skandal më vete edhe për shkak se, një forcë politike që pretendon që një ditë të qeverisë Shqipërinë, dhe që si pasojë duhet të bëhet vetë shembull për shtim të vetëdijesimit të qytetarëve në një situatë të vështirë si kjo, vetë bën të kundërtën.
Mbetet të shihet nëse mbledhja e Partisë Demokratike në Sarandë do të shndërrohet në një vatër potenciale, për shkak të papërgjegjshmërisë së drejtuesve të një partie që, shëndetin e qytetarëve e ka të fundit në listën e prioriteteve të veta./Lexo
Keta jane ata qe te japin mend kur s'kane gje ne dore, por edhe kur s'kane gje ne dore i bejne ato pak gjera te vetat gabim. Dhe hajdeni me pas kerkoni llogari pse rriten rastet dhe pse bien kapacitetet per trajtimin e te semureve me Covid-19, TURP.
PërgjigjuKeta Jan per drejtim!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuUne per vete ua fal qe smbajne distance,pse sepse,njeriu qe eshte mesuar te jetoje ne shpelle ku di ai cdo me thene distance.Dru me pre.
PërgjigjuCfare FRPD jeni ju mo. Mblidhni FRPD E vertete te Sarandes ata qe ju kane sherbyer dhe besuar idealeve te demokracise.
Përgjigju