Skandal tek Universiteti i Arteve
Vihen në punë njerëz të besua

Skandal tek Universiteti i Arteve<br />Vihen në punë njerëz të besua
TIRANE - Fakulteti i Muzikës është bërë problematik për rivalitetet në vendin e punës. “Duket se i nënshtrohet presioneve, sherreve, interesave, konflikteve gjyqësore”, shprehet pofesorja e asociuar e e violinës Ina Kosturi, e cila personalisht është ndeshur me problemet e punësimit të saj në këtë fakultet dhe duke u ndjerë e persekutuar për titujt që mban, e ka hedhur çështjen e saj në gjyq.

“Ajo që dëgjoj është se të gjithë paskan presion nga një forcë misterioze që nuk lejon pedagogun e violinës, apo më thjesht punësimin tim, si e vetmja mes gjithë pedagogëve me titull profesor i asociuar të UA”. Violinistja Kosturi përmbush të gjitha kriteret e konkursit që ka shpallur Universiteti i Arteve për vendet e punës, por ky konkurrim sipas saj nuk bëhet asnjëherë siç duhet dhe për vendet që ka nevojë fakulteti, “sepse vendet e punës ndahen në rrugë të tjera”, thotë ajo.

Ina, sapo kemi ndeshur me një fakt: në Universitetin e Arteve është shpallur konkurs për dy  vende pedagogësh, dhe konkurrentët shprehin një ndjesi proteste se i paracaktuari i vendit të pianos është i datëlindjes 1988. Çfarë dini ju?
-Prej më shumë se dy vjetësh punësimet në Universitetin e Arteve, në Fakultetin e Muzikës ishin stopitur, ndërkohë administrata e ka gëzuar këtë të mirë, thuajse do të integrohet ajo në Evropë, e jo shkolla me nivelin e mësimdhënies. Në 1 korrik, pas zgjedhjeve u shpallën me shpejtësi dy vende pune në degët piano dhe fizarmonikë, ndërsa datëlindja 1988 duket se është shndërruar në kriter për punësimet. Me një krahasim të konkurseve të shpallura, në publikimin zyrtar ne faqen e Universitetit, duke lexuar kriteret kupton emrin e kandidatit që do punësohet, pasi çdo konkurs ka kërkesa të veçanta në përputhje me “bëmat e individit”.

Ka dhe një kontingjent pedagogësh tifozë që prononcohen për të preferuarin e radhës në çdo punësim. Ky është kolektivi i fakultetit, zakonisht i ndarë në dy grupe që sherrosen me njëri tjetrin. Vendi i pianos këtë herë, nuk kërkon aftësi pedagogjike më pak se pesë vjet, siç ishte në konkursin e shkuar, por për çudi kërkoka që kandidati të ketë fituar bursë shtetërore. Dhe mesa duket në kohën e sotme ajo është e famshmja ekselencë, herë e merituar e herë si nder për miqtë e ata pranë pushtetit.

Shpallja e këtij konkursi tregon se rëndësinë e ka punësimi i individit dhe jo nevoja e shkollës për mësimdhënie të kualifikuar e cilësore. Madje duket se Ministria në këto ditë të fundit po zbaton amanetet për t’i lënë miqtë sa më mirë, dhe me exelencë, dhe të punësuar! Përzgjedhja e kandidatit realizohet para shpalljes së konkursit, e përfaqësuar me përzgjedhjen e degës për të cilën bëhet konkursi. Ajo që bie në sy është klientelizmi, nepotizmi, apo kriteri i prindërve muzikantë e artistë, fis apo i privilegjuar.

Dimë që prej kohës, ju edhe pse jeni një violiniste me një karrierë të suksesshme. Nuk ju kanë dhëne ende vendin e punës që ju takon. Madje keni shkuar edhe nëpër gjyqe për këtë fakt. Si ka vijuar gjyqi?
-Në degën e violinës principale prej 20 vjetësh nuk është punësuar asnjë pedagog, ndonëse numri i studentëve krahasuar me programe të ngjashme si piano dhe violonçel e kërkon këtë, për më tepër dhe zbatimi i VKM 331 datë 25.3.2009. Duke qene fituesja e cdo konkursi për pedagog të brendshëm violine, si e vetmja violiniste diplomuar pas 1990 me titullin Prof asociuar, ky vend mbahet peng, madje penalizohen studentët, që duhet të bëjnë mësim me pedagogë të kualifikuarNë shkurt 2010 ka një kërkesë të Dekanit të Fakultetit të Muzikës z. Sokol Shupo për një vend pedagogu të brendshëm violine, që nuk u mor parasysh nga rektori z. Petrit Malaj, ndryshe nga shkresat e mëparshme e të mëvonshme të dekanit. Sot Dekani refuzon të përsërisë këtë kërkesë, ndonëse dega e violinës aktualisht ka 45 studentë dhe 14 pedagogë të jashtëm, ndryshe nga programet e ngjashme piano dhe violonçel.

Fakulteti i Muzikës problematik për rivalitetet duket se i nënshtrohet presioneve, sherreve, interesave, konflikteve gjyqësore dhe ajo që dëgjoj është se të gjithë paskan presion nga një forcë misterioze që nuk lejon pedagogun e violinës, apo më thjesht punësimin tim, si e vetmja mes gjithë pedagogëve me titull profesor i asociuar të UA, akoma e jashtme. Mua nuk më intereson cilët janë ata që ndalojnë Dekanin apo Rektorin, brenda apo jashtë institucionit, dhe si janë relatat e atyre që drejtojnë. Po kërkoj në të gjitha format dhe atë ligjore ti jepet fund këtij diskriminimi që po vazhdon me të gjitha mënyrat, nga lënia si pedagoge të jashtme, e deri tek privimi i skenës së UA, mospërfshirjes në stinën konceptore, etj. Vajtja ime në gjykatë është turpi i atij institucioni. Janë përfshirë në një konflikt qesharak midis njëri-tjetrit, duke e kthyer Fakultetin e Muzikës në arenë sherri.

Cili është roli i Ministrisë se Arsimit ?
-Ministria e arsimit është institucioni që duhet të monitorojë zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve. Pavarësia e universiteteve u përdor si instrument për përligjjen e indiferencës dhe paaftësisë së Ministrisë në raste të caktuara, ndërsa në të tjera si p.sh. në zgjedhje akademike reagimi ka qenë i menjëhershëm. Shpesh mendimet, shkrimet që kam paraqitur u përqafuan e u përdorën në media nga titullarë të ministrisë, po i vetmi vend ku ministria nuk bëri asgjë është violina, që pas 20 vjetësh mbeti sërisht e bllokuar. Vajtja ime në gjyq dhe diskrimini për zbatimin e ligjit dhe VKM është përgjegjësi e ministrisë.

Ina ju keni një përvojë të mirë të mënyrës si punohet edhe në shkollat italiane. A ka eksperiencë të sjellë në vendin tonë nga shkollat e Europës?
-Përtej asaj që sot paraqitet, trumbetohet në media, në Fakultetin e Muzikës ka një realitet ndryshe. Pa u ndalur tek infraksuktura e të këtij fakulteti, cilësia e mësimdhënies, instrumentave muzikorë, ka dy gjëra thelbësore që fshihen. Klima e fakultetit nëse e quajmë kështu, , marrëdhëniet midis pedagogëve dhe raporti pedagog artist me ligjin, rregulloren. Në këto të dyja shikoj një diferencë të madhe me shkollat jashtë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin