Skandalet në Hollywood,Stallone
sulm seksual ndaj fanses 16-vjeçare

Skandalet në Hollywood,Stallone<br />sulm seksual ndaj fanses 16-vjeçare<br>
Skandalet seksuale në Hollywood duket se nuk kanë të sosur. Sylvester Stallone është i fundit që vihet në shënjestër të akuzave. Një raport policie i publikuar nga “Mail Online”, tregon se aktori është akuzuar në vitin 1986 nga një fanse e tij 16-vjeçare, që Stallone dhe truproja  etij e kishin ngacmuar seksualisht në Las Vegas.

Siç thuhet, e reja nuk kishte ngritur padi, pasi ndihej e turpëruar dhe e frikësuar. Ndaj aktorit nuk u mor asnjë masë.

Aktori i ka mohuar në mënyrë  kategorike këto akuza, duke thënë se historia është e pavërtetë. mohoi kategorikisht pretendimet, duke thënë përmes zëdhënësit se historia ishte e pavërtetë.

Në raportin e policisë detajohet se vajza ishte takuar me Stallonen në korrik të vitit 1986 në hotelin “Hilton” në Las Vegas, ku i kishte kërkuar një autograf atëherë 40-vjeçarit.

Ajo pretendon se aktori i kishte dhënë çelësat e dhomës, ku më vonë kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dy burrat.

16-vjeçarja kishte dëshmuar në atë kohë se Stallone i kishte thënë se nuk duhej t’i tregonte askujt për ngjarjen, pasi në të kundërtën do ta rrihnin.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri