Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet "Merkel, merr myslimanët e tu dhe largohu”.
"Ajo që na ka zemëruar më shumë në javët e fundit është situata me të huajt dhe se si autoritetet po i trajtojnë atë. Unë dhe shumë të tjerë mendojmë se fundi do të jetë i keq", deklaroi një protestues.
Por edhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel e ka kuptuar se Bashkimi Europian e ka humbur kontrollin mbi emigrantët.
"Tani të gjithë po përballemi me një të papritur, sfida e emigrantëve dhe ne jemi të pambrojtur, siç po e shohim. Ne ende nuk kemi rendin, kontrollin që ne do të dëshironim që të kishim. Ne gjithashtu duhet të intensifikojmë luftën kundër shkaqeve që i bëjnë njerëzit të largohen nga vendet e tyre ", deklaroi Merkel.
Kancelarja është nën presion për politikën e dyerve të hapura për emigrantët që ajo ka ndjekur, e sidomos pas sulmeve të natës së ndërrimit të viteve. Ajo ka premtuar se të gjithë emigrantët që do të shpallen fajtorë do të dëbohen nga Gjermania.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)