Skandali, 1 javë pas zgjedhjeve
Imami shet pronat e Ministrisë

Skandali, 1 javë pas zgjedhjeve<br />Imami shet pronat e Ministrisë
TIRANE- Vetëm një javë pasi humbën zgjedhjet, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka nisur procedurat për privatizimin e disa pasurive të Ministrisë së Mbrojtjes. Bien në sy prona të cilat ndodhen kryesisht në bregdet, si Ksamil, Vlorë, Durrës, ish-reparte ushtarake.
 
Procedura e privatizimit ka nisur më datë 1 korrik, siç shihet dhe në prokurimet, dhe tenderi do të bëhet më datë 16 dhe 17 korrik.

materiali ministria e mbrotjtjes

Por le të shohim më konrektisht se për çfarë pronash bëhet fjalë dhe me çfarë çmimesh ministri Imami, i ka ofruar ato për shitje.

materiali ministria e mbrotjtjes 1
 
Shtabi i Repartit Ushtarak në Babicë të Vlorës me një sipërfaqe prej 625 metra katrorësh, sipas ministrisë së Mbrojtjes do të hidhet në treg me një vlerë prej 772.500 lekë.
 
Ndërsa në Ksamil, një nga zonat më të bukura turistike të vendit, 3 mijë metra katrorë, ministri do t’i shesë vetëm për 11 milionë lekë.
 
Ministri Imami ka vënë në listë një numër të madh pronash dhe pasurish të ministrisë së Mbrojtjes, pikërisht në momentin e tranzicionit të qeverisë dhe ndryshimit të pushteteve.
 
Por këtij skandali i shtohen edhe disa shitje të tjera, ato të 5 avionëve Yak për skrap me një vlerë rreth 9 milionë e 300 mijë. Në Agjencinë e Prokurimit Pulbik thuhet se data e zhvillimit të ankandit do të jetë 24 korriku. Ndërsa një avion Mig 21 të vitit të prodhimit 1974, ministri Imami do ta shesë për qëllime muzeale dhe jo ushtarake vetëm për 9 qind mijë lekë.

avioni yak me logo ok
(Foto: Avioni “Yak 18”)

avioni yak me logo
(Foto: Avioni “Mig 17”)

Tenderimi për blerjen e këtyre objekte është pulbikuar vetëm në buletinin e agjencisë së prokurimit publik, pa bërë përhapjen e duhur publike përmes masmediave.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim