Skandali/ 17 ndeshje futbolli dyshohen si të trukuara, policia gjermane nis hetimet

Skandali/ 17 ndeshje futbolli dyshohen si të trukuara, policia gjermane nis hetimet

Foto ilustruese

Futbolli gjerman është përfshirë përsëri nga trukimet e ndeshjeve. Ky është raporti i bujshëm i publikuar sot nga “Hamburger Morgenpost”, i cili bën të ditur se janë 17 ndeshje në dy vitet e fundit që dyshohen si të manipuluara në favor të basteve në kategoritë e ndryshme të futbollit gjerman, edhe në elitë.

Sipas saj, Federata Gjermane është në dijeni të këtyre aludimeve për trukime dhe po e trajton me seriozitet çështjen, duke kërkuar që të zbardhë sa më parë ngjarjet në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi me çështjen “Hojcer”.

Burimet në fjalë tregojnë se në ndeshjet e dyshuara, kishte disa vendime të gabuara shumë të dyshimta të gjyqtarëve, apo edhe gabime shumë të rënda të portierëve e mbrojtësve.

Gazeta gjermane raporton se të dhënat për këto ndeshje dhe manipulimin e tyre janë shitur në “Darknet” dhe kjo ka bërë që bastvënësit të fitonin shuma të mëdha në ngjarje të papritura. Bisedimet në rrjet mendohet se janë prova e vërtetë e trukimit të këtyre ndeshjeve.

Në vjeshtën e kaluar, policia e Bohumit kishte nisur hetimet për një ndeshje të ligës rajonale mes FSV Frankfurt dhe TSV Steinbach Haiger. Hetuesit në Bohum ishin ata të cilët në vitin 2005 trajtuan çështjen e manipulimit të ndeshjeve nga gjyqtari Robert Hojcer, që solli zbulimin e rrjetit të trukimeve nga kampionati gjerman, deri në Ligën e Kampioneve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju