Skandali 'Rapiscan', Balla: Ryshfeti
për Berishën turpëron Shqipërinë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e korrupsionit të kompanisë “Rapiscan”, duke ritheksuar se përfshin në mënyrë direkte ish-kryeministrin Berisha.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e korrupsionit të kompanisë “Rapiscan”, duke ritheksuar se përfshin në mënyrë direkte ish-kryeministrin Berisha.
Përmes një statusi në Facebook, Balla ka cituar agjencinë e lajmeve “Bloomberg” që sipas tij ka zbardhur skemën e ryshfetit dhe përgjegjësia bie mbi ish-kryetarin e PD.
“Investigimi i “Bloomberg” ka zbardhur skemën e ryshfetit. “OSI Systems/Rapiscan”, me qendër në Kaliforni ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh dhe vetëm disa muaj më pas ka shitur 49% të aksioneve tek një kompani shqiptare fantazmë. Vlera e aksioneve prej 122.5 milionë dollarësh u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm 4 dollarë”, ka thënë Balla.
Balla ka nënvizuar se provat janë mbi tryezën e prokurorisë prej vitit 2013 dhe ka shtuar se pret që prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj.
Statusi i plotë i Ballës:
Televizioni amerikan “Bloomberg”, rrjeti më i madh i financave në botë dhe më pas media të tjera amerikane, konfirmuan një skandal të madh korrupsioni, të cilin ne e kemi denoncuar prej ditës së parë.
Investigimi i Bloomberg ka zbardhur edhe skemën e rushfetit. OSI Systems/Rapiscan, me qendër në Kaliforni ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh dhe vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani fantazëm shqiptare.
Vlera e aksioneve me vlerë 122.5 milionë dollarë u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm për 4 dollarë. Sipas punonjësve të OSI Systems të cituar, gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit shqiptar dhe kompanisë amerikane, iu kalua në formë ryshfeti ish-kryeministrit të Shqipërisë deri në vitin 2013 Sali Berisha dhe të afërmëve të tij.
Provat janë mbi tryezën e Prokurorisë prej vitit 2013. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit. Pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, presim që Prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41