Skandali, Albpetrol i dha 100
mijë USD 'qyl' TV të Frangajt
PDF/Kontrata e sponsorizimit

Skandali, Albpetrol i dha 100<br />mijë USD 'qyl' TV të Frangajt<br />PDF/Kontrata e sponsorizimit
TIRANE- Kontratë 100 mijë dollarëshe mes një drejtuesi të shoqërie aksionere me kapital shtetëror dhe një kompanie private mediatike për një aktivitet që në asnjë rast në mënyrë zyrtare nuk figuron të jetë zhvilluar. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon kontratën mes ish-drejtorit të Albpetrolit Ferdinand Murati dhe drejtorit të TV Klan Aleksandër Frangaj lidhur me marrjen e një sponsorizimi në masën e 100 mijë dollarëve me arsyetimin për të mbështetur një aktivitet i cili ka të bëjë me Maratonën e Këngës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Nga të gjitha burimet e besueshme të cilat disponojmë ne si gazetë, por dhe nga të gjitha vëzhgimet e bëra mësohet se deri më sot nuk na rezulton që Maratona e Këngës të jetë zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkohë që dhe disa koncerte amatore të TV Klanit të nuk kanë se si të justifikojnë faturën e rëndë financiare prej rreth 100 mijë dollarësh të dalë nga arka e Albpetrolit për TV Klan. Sipas një prej pikave të kontratës, nëse shpenzimet nuk justifikohen me fatura, pala e sponsorizuar duhet të kthejë paratë.

Ende mbetet mister nëse drejtori i Albpetrolit Ferdinand Murati dhe drejtori i TV Klanit Aleksandër Frangaj, janë treguar të respektueshëm ndaj procedurave ligjore të shtetit shqiptar në të tilla raste, duke prerë fatura tatimore për një Maratonë këngësh që nuk është bërë.

Kjo kontratë milionëshe ndërkohë që punëtorët e këtij sektori ishin në protestë për të marrë paratë e tyre që nuk jepeshin nga ana e Muratit ka zënë fill më 26 nëntor të vitit 2012, pikërisht 2 ditë përpara 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kontrata është lidhur nga titullarët e është e mbështetur në ligjin për sponsorizimet. Sipas kësaj kontrate sponsorizuesi “Alpetrol sha” i jep këto para në mbështetje të projektit “100 vjet muzikë-100 vjet shtet”, me synim kryesor rritjen e atmosferës festive të festimeve të 100 vjetorit. Madje hartuesit e kësaj kontrate janë kujdesur kryesisht dhe për detajin se në cilin numër llogarie dhe në cilën bankë do të hidhet një shumë e tillë, e cila është pjesë përbërëse e shumës prej mbi 34.6 milionë të preventivit të organizuar për këto festime.

Ndërkohë që publikohen këto shuma marramendëse për një aktivitet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, i cili do të organizohej nga TV Klan, mësohet se ka dhe fatura të tjera të cilat pritet të bëhen prezente javët e ardhshme dhe që ka dijeni të plotë përmes anës shkresore dhe me bilanc të saktë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. I cili mësohet se ka ushtruar kontroll në ish-Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë pikërisht për institucionet e varësisë, siç është dhe Albpetroli por dhe ndërmarrje të tjera, kontroll i cili është i dokumentuar. Me ardhjen e së majtës së bashkuar në pushtet pritet të zbardhen të gjitha aferat e qeverisjes së shkuar, ndërkohë që dhe kreu i qeverisë Rama dje e deklaroi një gjë të tillë, teksa doli me një deklaratë për shtyrjen e statusit të vendit kandidat në qershor.

Klani i Frangajt mori dhe 250 mln lekë
Kompania shte­tërore “Albpetrol” paguan 250 milion lekë të vjetra për të sponsorizuar TV Klan. Kjo kompani që këtë vit kaloi në kolaps financiar dhe nuk mundi që të paguante pagat e punëtorëve të saj gjeti mundësinë që përgjatë vitit 2012-2013 të shpenzonte 250 milion lekë për të sponsorizuar Frangajn, lajm i botuar dje te “Shqiptarja.com” e ku paratë i ndau në tri këste vjetore. Kjo kompani e falimentuar që s’paguante dot as pagat e punonjësve të saj të jepte tri këste, njëri 5 milion lekë të reja, tjetrin 9.9 milion lekë dhe këstin e tretë 10 milion lekë po të reja. Pagesat e bëra nga Alpetrol lenë hije të mëdha dyshimi pasi kjo media është paguar shumë herë nga qeveria Berisha për reklama të majme.

Foto: Majtas drejtori i Tv Klan Aleksandër Frangaj; djathtas ish-drejtori i Albpetrolit Ferdinand Murati)

Kontrata e sponsorizimit mes Albpetrol sh.a dhe Media 6 sh.a

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit