TIRANE- Në një kohë kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u kërkon bashkëpunim Italisë dhe Greqisë, për rritjen e sigurisë në hapësirën detare, vetë Shqipëria rezulton të jetë “qorre” në këtë drejtim, duke mos qënë në gjëndje të garantojë sigurinë teritoriale të saj, nga ana e detit Jon dhe Adriatik. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se i gjithë sistemi i radarëve që është montuar në pikat kyçe të bregdetit shqiptar ka dalë jashtë përdorimit, duke bërë që momentalisht flota luftarake detare, të mos ketë asnjë të dhënë të saktë për sa i përket anijeve që shkelin vijën bregdetare shqiptare.
Kjo situatë shton mundësinë e cënimit të kufinjve detare, si dhe nxit rastet e kontrabandës së mallrave të ndryshëm dhe trafikimit të klandestinëve në rrugët detare. Bëhet fjalë për 7 radarë, vlera e të cilëve ka kushtuar 32 milion dollarë, por prej dy vitesh asnjëri prej tyre nuk është në gjëndje pune. Kjo situatë jo vetëm që ka cënuar sigurinë kombëtare detare, por ka lanë “pa sy” Shqipërinë për sa i përket monitorimit dhe vëzhgimit të hapësirës detare. Për një vend të aleancës së NATO-s, një gjë e tillë është e papranueshme.
Braktisja e Imamit
I gjithë sistemi i vëzhgimit në 8 pika, përfshirë këtu dhe monitorët në Qëndrën e Bashkua Operacionale, është ndërtuar ministrër i Mbrojtjes ishte Pandeli Majko. Pas largimit të tij, dhe ardhjes në krye të kësaj ministrie të Arben Imamit, radarët janë prishur, në disa raste shkak ka qënë energjia dhe në disa të tjera shkarkimet e atmosferike si rrufetë.Edhe pse është ditur një problematikë e tillë, ish-ministri Imami nuk ka marrë asnjë masë për vendosjen sërisht në punë të këtyre radarëve, duke katandisur forcat detare të monitorojnë hapësirën detare me dylbi.
Radarët e prishur
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se aktualisht sistemi i vrojtimit nëpërmjet radarëve është jashtë gatishmërisë.Kështu, radari i Pikës Radio Teknike në Ksamil, ndodhet jashtë funksionimit. Momentalisht ky radar nuk transmeton gjurmë në system për shkak të mos funksionimit të kompjuterit në Shelter. Radari në Pikën Radio Teknike në Porto Palermo që prej tetorit 2012 ka dalë jashtë përdorimit nga tensioni i lartë. Të njëjtin fat ka pasur dhe pika e radarit në Llogara, e cila që prej marsit të 2013 nuk funksionon.
Gjithashtu jashtë gadishmërisë është dhe radari në pikën e Zvërnecit, i cili për shkak të dëmtimeve, ka lënë jashtë gadishmërisë dhe Qëndrën Operacionale në Vlorë, e cila nuk arrin të transmetojë të dhënat e ndërsjellta. Që prej periudhës tetor 2012 jashtë gadishmërisë është dhe radari i vrojtimit në Durrës, ndërkohë nga prilli i vitit 2012, nuk funksionon dhe radari në bazën ushtarake të Shëngjinin. I gjithë ky sistem miliona dollarësh tashmë nuk kryen asnjë shërbim, për garantimin e sigurisë detare të vendit. Si pasojë e kësaj situate, jashtë përdorimit kanë dalë dhe monitorët e Qëndrës së Bashkuar Operacionale.
“Qorrazi” në det
Momentalisht Shqipëria si një ndër anëtarët e aleancës së NATO-s, mund të konsiderohet si “qorre” në drejtimin detar, për shkak se nuk arrin të vrojtojë anijet që hyjnë dhe dalin nga hapësira jonë detare. Aktualisht, një gjë e tillë kryhet nga Pikat Vrojtuese dhe Sinjalizuese që ndodhet të shtrira në nga Shëngjini e deri në Ksamil. Pjesa më e madhe e këtyre, pikave e kryen vëzhgimin e hapësirës detare me dylbi, duke u kthyer ushtrinë shqiptare me dhjetëra vite prapa.
Shkrimi u publikua sot (05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com