Skandali / Basha sulmon grupin
e PD, i zhvlerëson para çadrës

Skandali / Basha sulmon grupin<br />e PD, i zhvlerëson para çadrës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndoshta për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë apo dhe më gjerë, ka sulmuar në prani të militantëve grupin parlamentar të partisë së tij, pra përfaqësuesit politikë në Parlament të PD.
 
Basha në fjalën e tij tha se “fitorja e djeshme(pardje) e Kavajës erdhi nga çadra dhe një fitore të tillë opozita nuk kishte mundur ta arrinte në 4 vite, dhe një fitore të tillë nuk kishte mundur ta bënte kurrë grupi parlamentar i Partisë Demokratike”.
 
Duke mbajtur në krah Ndriçim Kullën, i cili tre ditë më pare, mesa duket me porosi të Lulzim Bashës, sulmoi zërat ndryshe në PD, Basha çoi një mesazh të qartë drejt grupit parlamentar të PD.
 
Kreu demokrat nuk e vlerëson punën e tyre, aktivitetin deri diku e quan të dështuar dhe ky nuk është rasti i parë që kreu demorkat bën këtë veprim. Që prej marrjes së tij të frenave të PD, Basha ka qenë shpërfillës ndaj grupit parlamentar dhe mosvlerësuar ndaj aktivitetit të tyre.
 
Gjatë këtij organizimi të PD, ai e shmangu grupin parlamentar, nuk e përfilli grupin parlamentar gjatë negociatave të reformës në drejtësi apo negociatave të tanishme për zgjidhjen e krizës politike.
 
Vendosi vetë të hynte në çadër dhe nuk pyeti askënd. Grupin parlamentar më shumë po e përdor si roje te çadra, të cilët qëndrojnë dezhur me tre turne, se sa si deputetë dhe përfaqësues politikë, të cilët duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes.
 
Akti i djeshëm i Bashës tregon ndarjen e tij përfundimtare me grupin palamentar të zgjedhur nga Sali Berisha në vitin 2013.
 
Ky është dhe një sinjal i një përplasjeje të thellë të kryetarit të PD me deputetët e kësaj force politike.
 
Flasim për ata që kanë mend dhe dije dhe dinë të debatojnë, jo për ata që i mbajnë iso kryetarit me shpresë se do jenë ende në listat e deputetëve, por këta të fundit do jenë të zhgënjyerit e mëdhenj.
 
Artikulimi i djeshëm i Lulzim Bashës ishte një qëndrim publik kundër grupit parlamentar të PD në mbështetje të disa zërave që sulmuan ditët e fundit Jozefina Topallin apo Majlinda Bregun, zëra të cilët kanë shpërthyer me komandon e Bashës.
 
Dhe këtë e tregoi dje publikisht duke e shpallur grupin parlamentar të PD të dështuar në këto 3 vite e gjysmë me gjithë betejën që shumica e tyre ka bërë në atë sallë, që Basha e quan të mbushur me kriminelë.
 
E ndërkohë që Basha shkonte e vinte në Holandë, në sallën e mbushur me kriminelë deputetët demokratë, mirë apo keq, zhvillonin një betejë mu në zemër të krimit.
 
Ndërsa Luli shijonte tulipanët gjatë ditës dhe vështronte dritat e kuqe gjatë natës. Sa për Kavajën dhe fitoren e Lulit ka diçka që është shumë qesharake, Basha po feston tërheqjen e kandidatit të rivalit nga gara. Suksesi i çadrës është mos zhvillimi i një gare, se po të zhvillohej ajo ndoshta Basha nuk do të ishte kaq festiv.
 
Pra, festimi i një fitoreje të paqenë dhe sulmi mbi grupin parlamentar janë dy qëndrime, që tregojnë se qëllimi i Lulzim Bashës nuk ka qenë aksioni politik, por forcimi i tij si kryetar, pasi pozitat mund t’i lëkunden së tepërmi në rast se humb zgjedhjet e ardhshme parlamentar me apo pa qeveri teknike. (Citynews)  

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim